‘Të ndërpritet represioni’/ Deputeti Grimaldi: Nëse Italia ka eksportuar plumba gome dhe gaz lotsjellës drejt Shqipërisë, ka…

10:04, 03/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti italian i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtës, Marco Grimaldi, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, me Flavio Qarrin, ka kërkuar nga qeveria e Giorgia Melonit të zbardhë nëse Italia ka eksportuar municione dhe mjete represioni që mund të jenë përdorur nga policia shqiptare kundër protestuesve.

Grimaldi paralajmëroi se eksportimi i plumbave të gomës dhe gazit lotsjellës për përdorim kundër qytetarëve në vende të tjera do të përbënte shkelje të ligjit italian.

Ai kërkoi ndërprerjen e furnizimit me mjete represive dhe transparencë të plotë mbi armatimet e shitura Shqipërisë dhe marrëveshjet mes dy vendeve për menaxhimin e protestave. Deputeti italian shprehu gjithashtu mbështetjen për të drejtën e shqiptarëve për të protestuar lirisht dhe për të kundërshtuar qeverinë e Edi Ramës.

Intervista ekskluzive:

Qarri: A jeni i ndërgjeqshëm dhe a keni informacion që protestat në Shqipëri dhe Itali nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën?

Deputeti Italian: Sjelljet e kryeministrit Rama pa dashur që unë të futem në punët e brendshme të Shqipërisë. Ngjajnë shumë me sjellje të djathte. Përsa i përket denocnimit, patjetër që kanë qënë të neveritshme marrëdhëniet dhe bashkëpunimet Rama-Meloni, sidomos qëndra e përpunimit të emigrantëve në Gjadër. Ligji italian e ndalon eksportimin e mjeteve ushtarake që mund të përdoren për represione ndaj qytetarëve në vende të tjera.  Nqs Italia e ka furnizuar Shqipërinë me armatime, qoftë plumba gome, gaz lotësjellës është duke shkelur ligjin italian dhe kjo është e pamendueshme.

Ka ngjashmëri edhe mes protestave të Italisë, Francës dhe Shqipërisë, pasi gjithçka ka nisur me nje përpjekje për të kundërshtuar trajtimin e të rinjve, të studentëve, padrejtësinë, coptimin e vendeve përkatëse, e njëjta gjë ndodh edhe në Itali apo Francë. Ndëkohë Rama përdor gjuhë ‘trampiane’ kur përmend ‘Antifa’ apo të tjera si këto.

Qarri: Si mund të ndërhyjë parlamenti italian?

Deputeti italian: Miqësia Shqipëri-Itali nuk mund të jetë kurrë e unifikuar te veprimet që ne nuk do donim t’i bënim në vendin tonë, nuk mund të jetë një miqësi ku Shqipëria të ketë një rol të nënshtruar më Italinë apo ne bëjmë gjëra që nuk do donim të bënim në vendin tonë, si qëndrat e emigrantëve. Unë mbështes të drejtën e shqiptarëve për të protestuar lirisht dhe për të kundërshtuar këdo që mund të qeverisë dhe patjetër që mbështes dhe ata që kundërshtojnë.

Për tu rikthyer te protestuesit që e kanë nënvizuar me forcë pavarësinë e tyre ndaj faktorëve politikë apo ndërhyrjeve të jashtë, ajo që pres të bëjë qeveria italiane është të ndërpresë mjetet e represionit, të na tregojë se çfarë i ka shitur Shqipërisë dhe të na tregojë se cilat janë marrëveshjet që ka Shqipëria me Italinë sa i përket menaxhimit të protestuesve dhe represionit ndaj qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco