Rama në Bruksel për Samitin e Euronews mbi zgjerimin, takime me krerët e BE-së dhe NATO-s

3 Nëntor 2026 | 10:29

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Bruksel për Samitin e Euronews mbi Zgjerimin e BE-së. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministria, e cila njofton se kryeministri Rama do të marrë pjesë në Euronews Enlargement Summit, një forum i nivelit të lartë kushtuar zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe perspektivës evropiane të vendeve aspirante për anëtarësim.

Kryeministria bën të ditur gjithashtu se në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të bisedojë me gazetarët e Euronews për ecurinë e Shqipërisë në këtë proces, ku paralelisht vijon puna dhe takimet teknike për mbylljen e grupkapitujve të radhës, si dhe do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeparlamentari Peleshi takohet me kryeministrin e Çekisë, Babis rikonfirmon mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Çeki, i cili këtë të martë u prit në Pragë nga Kryeministri i Republikës...
10:41 | 03/11/2026

Tragjedi në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij, vetëdorëzohet në polici

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Chiarit, në provincën e Breshias në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë me thikë...
10:21 | 03/11/2026

Koçiu: Shqipëria u përball me 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike në 9 muaj, 81 në minutë

Rreth 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike janë regjistruar ndaj infrastrukturave digjitale të Shqipërisë gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, me një mesatare prej...
10:12 | 03/11/2026