E martë, 3 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta para Kryeministrisë, 16 gjoba për bllokimin e rrugës, procedohen penalisht dy të mitur

Policia e Tiranës ka vendosur 16 masa administrative ndaj personave që bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë përpara Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, masat janë marrë në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, pasi protestuesit bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.

Policia bën me dije se, pavarësisht thirrjeve të përsëritura përmes megafonit për lirimin e rrugës, protestuesit nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë.

Nga 16 masat administrative të vendosura, 14 janë dhënë ndaj personave të shoqëruar në polici, ndërsa dy të tjera janë vendosur pas identifikimit të tyre përmes pamjeve filmike. Për secilin prej tyre është vendosur gjobë në vlerën 5 mijë lekë.

Reklamë

Gjithashtu, Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj dy shtetasve të mitur, të dyshuar për veprime të kundërligjshme gjatë protestës së organizuar nga studentët më 2 nëntor 2026.

Sipas policisë, dy të miturit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të maskuar gjatë tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.