Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dështojnë planet për hotelet në Palasë dhe Dhërmi, Korporata e Investimeve anulon tenderin për mungesë ofertash

    Katër anije ushtarake të NATO-s mbërrijnë në Vlorë. Stërvitjeje e përbashkët me Forcën Detare

    Media amerikane: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Katër anije ushtarake të NATO-s mbërrijnë në Vlorë. Stërvitjeje e përbashkët me Forcën Detare
    Aktualitet

    Katër anije ushtarake të NATO-s mbërrijnë në Vlorë. Stërvitjeje e përbashkët me Forcën Detare

    November 3, 2026
    Katër anije ushtarake të NATO-s mbërrijnë në Vlorë. Stërvitjeje e përbashkët me Forcën Detare

    Katër anije luftarake të NATO-s, dy gjermane, një italiane dhe një spanjolle, kanë mbërritur që prej datës 2 nëntor në portin e Vlorës, në kuadër të një aktiviteti të përbashkët ushtarak me Forcën Detare Shqiptare.

    Anijet do të qëndrojnë në Gjirin e Vlorës deri më 6 nëntor, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë parashikuar aktivitete portuale dhe stërvitje të përbashkëta.

    Gjatë datave 3 dhe 4 nëntor, ekuipazhet e anijeve do të zhvillojnë vizita portuale, ndërsa 5 dhe 6 nëntor do të zhvillohen manovra të përbashkëta detare dhe ajrore, ku do të angazhohen luftanijet e NATO-s së bashku me mjetet lundruese të Forcës Detare Shqiptare.

    Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave detare të vendeve aleate, përmes koordinimit të veprimeve nga deti dhe ajri, komunikimit mes ekuipazheve dhe zhvillimit të skenarëve të përbashkët operacionalë.

    Këto aktivitete shërbejnë gjithashtu për rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjen e personelit ushtarak për angazhime të koordinuara në kuadër të misioneve të Aleancës.

    Kjo është hera e dytë brenda një muaji që luftanije të Aleancës mbërrijnë në Gjirin e Vlorës për të zhvilluar stërvitje të përbashkëta me flotën shqiptare, duke e kthyer këtë zonë detare në një hapësirë të rëndësishme për aktivitetet e bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes forcave aleate.

    aleanca NATO anijet ushtarake bashkëpunimi ushtarak Forca Detare forcat e armatosura mbrojtja detare nato prania e NATO-s në Shqipëri Shqipëria siguria detare siguria rajonale stërvitje e përbashkët stërvitje ushtarake ushtria shqiptare vlora
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dështojnë planet për hotelet në Palasë dhe Dhërmi, Korporata e Investimeve anulon tenderin për mungesë ofertash

    November 3, 2026

    Katër anije ushtarake të NATO-s mbërrijnë në Vlorë. Stërvitjeje e përbashkët me Forcën Detare

    November 3, 2026

    Media amerikane: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

    November 3, 2026

    Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

    November 3, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.