Edhe sot, të rinjtë janë grumbulluar në universitete për të protestuar, në vijim të tubimeve të zhvilluara gjatë ditëve të fundit. Këtë të martë, grumbullimi ka nisur në Universitetin Politeknik, ku një grup studentësh, me pankarta në duar, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.