Shtyhet seanca për Erion Veliajn, gjykata lexon letrën e kryebashkiakut nga burgu i Fierit

3 Nëntor 2026 | 11:39

Seanca gjyqësore ndaj Erion Veliajt dhe të pandehurve të tjerë është shtyrë për më 17 nëntor, në orën 10:00, për shkak të mungesës së disa avokatëve.

Gjatë seancës, gjykata lexoi edhe një shkresë të dërguar nga Erion Veliaj prej paraburgimit të Fierit, ku ai ngre pretendime lidhur me transferimin e tij nga burgu ku mbahej më parë.

“Siç jeni vënë në dijeni nga mediat ditët e fundit, unë jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi policësh pa më thënë se ku do më dërgonin, pa dijeninë time, 100 km larg gjykatës ku po gjykohem dhe larg gruas me dy të mitur dhe nënës time pensioniste. Toni Gogu më ka vizituar pas transferimin dhe më ka thënë që kjo ka ndodhur me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Më ka thënë që prokurorët ishin gati të shtonin akuza deri tek ajo e prishja e rendit kushtetues. Kjo si ndëshkim që kam mbështetur protestën e flamingove dhe studentëve, por kjo është e vërtetë aq sa është i vërtetë kallëzimi i Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Kërkoj nga gjykata të marrë masat e duhura për ta verifikuar këtë që ka ndodhur”, thuhet në shkresën e lexuar nga gjykata.

Nga ana tjetër, gjykata relatoi se institucionet e burgjeve nuk e kishin vënë në dijeni për transferimin e Veliajt drejt Fierit.

Sa i përket pretendimit se transferimi është kryer me urdhër të kryeministrit Edi Rama, gjykata u shpreh se kjo çështje nuk është objekt i këtij gjykimi dhe se Veliaj duhet t’i drejtohet rrugës institucionale. Sipas gjykatës, verifikimi i këtyre pretendimeve u takon organeve kompetente.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis në Bruksel Samiti i Euronews për Zgjerimin, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Udhëheqësit e Ukrainës, Shqipërisë, Moldavisë, Gjeorgjisë, Maqedonisë së Veriut, Armenisë, Kroacisë dhe Këshillit Evropian po mblidhen në një moment vendimtar për zgjerimin e BE-së. Kryeministri...
11:14 | 03/11/2026

Protesta e së hënës në Tiranë, 16 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës, procedohen 2 të mitur

Policia e Tiranës ka vendosur 16 masa administrative ndaj personave që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë përpara Kryeministrisë....
11:04 | 03/11/2026

Peleshi takohet me kryeministrin e Çekisë, Babis rikonfirmon mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Çeki, i cili këtë të martë u prit në Pragë nga Kryeministri i Republikës...
10:41 | 03/11/2026