Me një gol dhe një asist, Taulant Seferi ishte protagonist në triumfin 6-0 të Kayserispor ndaj Muglaspor, në takimin e javës së 13 të Ligës së Parë turke. Sulmuesi i Kombëtares kontribuoi drejtpërdrejt në dy prej gjashtë golave të skuadrës së tij.
Në minutën e 6-të, Seferi shërbeu për Camara, i cili hapi serinë e golave duke vendosur rezultatin 1-0. Camara ia shpërbleu atë pasim në minutën e 78-të, kur sulmuesi shqiptar realizoi një gol spektakolar.
Të lidhura
None found
Kjo paraqitje nga Turqia vjen si një mesazh për Maran, që pas disa ditësh do të bëjë publike listën për ndeshjet e Kombëtares. Seferi ndjek kështu shembullin e Ernest Muçit, i cili vetëm pak ditë më parë shënoi gjithashtu një gol të jashtëzakonshëm me Trabzonsporin.






