• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vendoret 2027/ Celibashi: Kodi Zgjedhor të përshtatet me ndarjen e re territoriale brenda këtij viti

by editor
November 3, 2026
in Aktualitet, Politike
Numërohen 100% të kutive në Kosovë/ LVV fuqi e parë me 48 mandate, 24 për PDK, LDK siguron 20 ulëse
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të miratohen urgjentisht dhe brenda këtij viti, për të mundësuar përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi kërkon nga partitë politike të harmonizojnë rregullat zgjedhore me hartën e re territoriale që u dekretua të shtunën edhe nga kreu i shtetit Bajram Begaj

“Këto ndryshime do të duhej të kishin shkuar bashkë me hartën territoriale. Nëse këto ndryshime shkojnë përtej fundit të këtij viti, jo vetëm nga pikëpamja praktike do të krijohet problem për KQZ-në, por mund të lindin edhe probleme të karakterit ligjor. Duhet të angazhohen në mënyrë urgjente për të adresuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor”, tha Celibashi.Celibashi tha se ndër dispozitat që kërkojnë rishikim janë mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të këshillave bashkiakë, kriteret për përcaktimin e numrit të tyre dhe përfaqësimi i njësive territoriale brenda bashkive të reja.

“E rëndësishme që reforma zgjedhore ta kishte përfunduar adresimin e këtyre çështjeve. Ka edhe pak kohë që, për një pjesë të tyre, palët politike të punojnë për t’i adresuar, për t’i mundësuar KQZ-së zbatimin e ndryshimeve ligjore të rastit. Miratimi i ligjit të ri për ndarjen administrativo-territoriale, për aq sa ne kemi parë, çmojmë se kërkon harmonizim të dispozitave të Kodit Zgjedhor me organizimin e ri territorial. Duhet të rishikohen dispozitat që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të këshillit, kriteret për përcaktimin e numrit, strukturën e përfaqësimit të njësive të ndryshme territoriale brenda një njësie vendore. Partitë politike duhet të angazhohen për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për të adresuar ato kërkesa që lidhen me përfaqësimin.

Çështjet prioritare janë ato që kanë të bëjnë me rolin e shtetit në përgjithësi në procesin zgjedhor. Ndryshimet duhet të synojnë rregulla më të qarta për efikasitet dhe mekanizma kontrolli dhe mbikëqyrjeje. Masat, siç rekomandohet edhe në raportet e vëzhgimit ndërkombëtar, duhet të jenë efektive dhe të verifikueshme, edhe për situatat e ndikimit të shtetit në zgjedhje”, tha Celibashi.
Për votimin dhe numërimin elektronik, KQZ-ja mbështet shtrirjen në sa më shumë bashki. Por, përballë kundërshtimit të Partisë Demokratike, Celibashi kërkon që mazhoranca dhe opozita të gjejnë konsensus.

“Ne kemi dashur dhe duam që kjo mënyrë të shtrihet sa më gjerë edhe në këto zgjedhje. PD është partia kryesore e opozitës dhe është fakt që s’mund ta injorojmë qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje. Shkaqet dhe pretendimet e PD-së në lidhje me sigurinë e këtij sistemi nuk qëndrojnë. Mazhoranca duhet të angazhohet në një komunikim me PD-në dhe partitë e tjera dhe do të ishte mirë të kishte konsensus”, vijoi Celibashi.
Zgjedhjet e 9 majit, data e të cilave është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj, Celibashi i sheh si një provë që Shqipëria duhet ta kalojë në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

“Duhet ta kalojmë këtë provë me sukses të plotë. Nuk besoj se dikush do të mbyllë sytë nëse zgjedhjet në Shqipëri nuk do të marrin certifikatën sipas standardeve të BE-së”, thekson Celibashi.
Ndërkohë, grupi parlamentar i PS-së i ka kërkuar Kuvendit ngritjen e një komisioni të posaçëm për fazën e dytë të reformës territoriale, me fokus kompetencat e bashkive, financat dhe shërbimet vendore. PD-ja ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, me argumentin se kërkesat e saj në komisionin e mëparshëm nuk u morën parasysh.

Previous Post

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

editor

editor

TË FUNDIT

Numërohen 100% të kutive në Kosovë/ LVV fuqi e parë me 48 mandate, 24 për PDK, LDK siguron 20 ulëse

Vendoret 2027/ Celibashi: Kodi Zgjedhor të përshtatet me ndarjen e re territoriale brenda këtij viti

November 3, 2026
“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

November 3, 2026
Buxheti 2027/ PD: Pasqyra e dështimit të qeverisë

Buxheti 2027/ PD: Pasqyra e dështimit të qeverisë

November 3, 2026
Copëza xhami në pudingun “Arla”/ AKU apel: Mos e konsumoni, kthejeni në dyqan!

Copëza xhami në pudingun “Arla”/ AKU apel: Mos e konsumoni, kthejeni në dyqan!

November 3, 2026
Grabitet karburanti në Klos, dyshohet për dy autorë

Grabitet karburanti në Klos, dyshohet për dy autorë

November 3, 2026
Qeveria dështon në përmbushjen e reformave, bllokohen 228 mln € nga Plani i Rritjes së BE

Qeveria dështon në përmbushjen e reformave, bllokohen 228 mln € nga Plani i Rritjes së BE

November 3, 2026
Komunikime mes Veliajt dhe Agasit? Gazetari: Ja informacioni sekret që dyshohet se mbërriti te Rama

Komunikime mes Veliajt dhe Agasit? Gazetari: Ja informacioni sekret që dyshohet se mbërriti te Rama

November 3, 2026
Netflix, piktura dhe kuti me euro: gjurmët e Belinda Ballukut në vilën e fshehur në Dhërmi

Netflix, piktura dhe kuti me euro: gjurmët e Belinda Ballukut në vilën e fshehur në Dhërmi

November 3, 2026
Rama paralajmëroi ndëshkimet, policia nis zbatimin, gjobitet qytetari që protestoi para Kryeministrisë

Rama paralajmëroi ndëshkimet, policia nis zbatimin, gjobitet qytetari që protestoi para Kryeministrisë

November 3, 2026
Reforma territoriale nuk reflektohet në buxhetin 2027, financohen edhe 15 bashkitë që shkrihen

Reforma territoriale nuk reflektohet në buxhetin 2027, financohen edhe 15 bashkitë që shkrihen

November 3, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    Përplasen tre automjete në Tepelenë, plagosen pesë persona

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar (Foto-Emri)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL