Kreu i PD Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat ku komentoi protestat e studentëve.
Berisha nuk heq dorë nga thirrja për t’ju bashkuar protestës. Edhe pse një javë më parë, në protestën e të shtunës ku PD nisi marshimin nga Kryeministria për t’ju bashkuar protestës së studentëve të Ministria e Arsimit, por që më pas nuk u pranuan nga studentët dhe u larguan, Berisha sërish bën thirrje për të marrë pjesë në protestë.
Studentë e qytetarë u shprehën qartë se thirrjet e tyre “Rama në burg, Berisha në burg” nuk ndryshojnë nga kauza e tyre, duke e akuzuar edhe opozitën për tradhti.
“Revolta studentore përbën përballjen më të ashpër dhe më të suksesshme të rinisë shqiptare me narkoshtetin, narkoregjimin, padrionon Edi Rama. Rrugë dhe sheshet e Tiranës janë dëshmitarë të akteve të trimërisë e guximit më të madh por edhe të barbarive e qëndrimeve shtazarake e narkobanditëve të Ramës që mbrojnë një kufomë politike në grahmat e fundit. E shtuna është dita që fton çdo shqiptarë që rreshtohet përkrah tyre…përkrah trimave , guximtarëve që po bëjnë atë që duhet ta bëjë çdo shqiptar. Studentë gjimnazistë kanë fituar simpati”, tha Berisha.
