Cristiano Ronaldo Jr. vazhdon gjurmët e babait, ftohet nga Portugalia
Cristiano Ronaldo Jr. ka marrë ftesën e parë nga Përfaqësuesja U17 e Portugalisë, duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të futbollit.
16-vjeçari, i njohur edhe si Cristianinho, është përfshirë në listën prej 23 futbollistësh të përzgjedhur nga trajneri Filipe Ramos për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U17.
Portugalia do t’i zhvillojë tri ndeshje gjatë këtij muaji, fillimisht kundër Andorrës më 11 nëntor, më pas ndaj Bullgarisë më 14 nëntor dhe në fund kundër Serbisë më 17 nëntor.
Djali i yllit portugez aktualisht është pjesë e akademisë së Al Nassrit, ku po vazhdon zhvillimin e tij futbollistik.
Cristiano Jr. ka përfaqësuar më herët Portugalinë në grupmoshat U15 dhe U16, ndërsa deri më tani ka regjistruar 13 paraqitje dhe pesë gola me ekipet e reja të vendit të tij.
Ftesa në U17 shënon një tjetër hap në rrugëtimin e tij drejt futbollit ndërkombëtar, me synimin që një ditë të ndjekë gjurmët e babait të tij edhe në përfaqësuesen A.
Kane drejt rinovimit me Bayern Mynihun
Tragjedi në Spanjë, futbollisti i Tenerife humb jetën pas përplasjes me portierin
FIFA do të publikojë dokumente të planit të Infantino-s për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë
- 12:17 Përplasen dy makina në afërsi të Linit në Pogradec, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë
- 12:08 Lavrov: Thirrjet e BE-së për armëpushim në Ukrainë synojnë t’i japin Kievit kohë për t’u riarmatosur
- 12:01 Vodhi makinën nga parkingu i një hoteli dhe i hoqi targat, arrestohet 31-vjeçarja në Sarandë
- 11:54 Nga Politekniku te Ekonomiku, studentët marshojnë nëpër universitete dhe bëjnë thirrje për bojkot të mësimit (VIDEO)
- 11:53 Katër anije luftarake të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare
- 11:46 Zgjedhjet vendore, Celibashi: Të harmonizohet Kodi Zgjedhor me hartën e re territoriale