Përplasja politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, duket se po prodhon edhe rreshtime të reja brenda Partisë Socialiste. Plarent Ndreca, një prej drejtuesve politikë të PS-së në qarkun e Tiranës dhe avokat i Veliajt, ka bërë një deklaratë të fortë pas daljes nga gjykata pas seancës për klientin e tij, duke e bërë të qartë se në përplasjen mes interesave politike të kryeministrit dhe të drejtave ligjore të Veliajt, ai ka zgjedhur këtë të fundit.
“Nëse përplasen interesat e mia si drejtues politik i PS-së apo interesat politike të kryeministrit me interesat ligjore të zotit Veliaj, unë zgjedh të mbroj interesat ligjore të zotit Veliaj”, deklaroi Ndreca, duke zbuluar gjithashtu se ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Ramën për këtë çështje dhe se qëndrimi i tij mund t'i kushtojë edhe politikisht.
Deklarata vjen në një moment tensionesh të dukshme mes Ramës dhe Veliajt, ndërsa Ndreca paralajmëroi se do të përdorë çdo element për mbrojtjen e kryebashkiakut të pezulluar, përfshirë edhe veprimet që, sipas tij, kanë ndikuar në të drejtat dhe liritë e Veliajt. Ndërkohë, seanca gjyqësore e kësaj të hëne u shty.
Fjala e Ndrecës:
Pyetja e parë, ne nuk kemi bërë ankim sepse ne na është hequr e drejta për të bërë ankim për shkak të mosdhënies së vendimit. Kemi 5 ditë që kërkojnë vendimin, vendimi nuk mund të jetë sekret.
Ligji flet për informacion të klasifikuar, jo vendim të klasifikuar. Nëse ka informacion të klasifikuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mund ta mbajë, por vendimin duhet të na e japë në çdo rast sepse është mjeti me të cilin ne duhet të shkojmë në gjykatë.
Ky mjet na është mohuar duke e fshehur dhe duke mos na e dhënë dhe ne jemi në pamundësi për të bërë ankim. Po presim, i kam bërë shkresë zyrtare Drejtorisë së Burgjeve është në dijeni dhe zoti Gogu, dhe me të marrë me shpresë vendimin, ne do të bëjmë ankim menjëherë.
Për sa i përket pjesës së dytë, nuk ka asnjë kërkesë nga zoti Veliaj për të takuar Ministrin e Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë nuk mund të shkojë në orën 10:30 të darkës dhe se nëse ka shkuar në ushtrim të detyrës së tij, shkon në orar zyrtar, shkon në mënyrë zyrtare, shkon me inspektor dhe Ministri i Drejtësisë ka të drejtë të inspektojë institucionin por nuk ka të drejtë të takojë për 1 orë e 30 min kokë më kokë një të pandehur që është në gjykim nga gjyakata dhe nuk mund të takohet në zyrën e Drejtorit të Burgut. Nëse Ministri i Drejtësisë nëse ka qëllim për të inspektuar kushtete e paraburgimit mund të shkojë në qeli, jo vetëm në një qeli por në disa qeli për të parë kushtet e institucionit, ka të drejtë që pa autorizim të hyjë në institucion por jo takim me të pandehuri.
Jemi duke e vlerësuar ligjërisht një kallëzim penal, duke marrë parasysh dhe të mirëkuptoni vështirësinë tonë në komunikim me zotin Veliaj, duhet të shkoj 130 km çdo ditë ku e kam të mundur sepse janë çështje që nuk mund të bëhen pa konfirmimin dhe komunikim me klientin. Jemi në vlerësim e sipër. Janë bërë me dije dhe grupi i avokatëve të huaj dhe po e vlerësojmë.
Nuk do të marr pjesë në protesta sepse unë jam pjesë e PS. Ka mënyra të ndryshme për të vlerësuar dhe reflektuar mbi protestat. Ajo që duhet thënë në këtë rastë është se zoti Veliaj nuk ka as mundësi objektive që të bëjë nga këto akuza dhe ai i ka bërë ftesë publike zotit Rama që të nxjerrë provat, ndryshe…
Ashtu siç ja kam thënë dhe kryeministrit, nëse përplas interesat e mia si një prej drejtuesve politik të qarkut të Tiranës i PS, apo i interesave politike të kryeministrit me interesat ligjore të zotit Veliaj, unë zgjedh të mbroj interesat ligjore të zotit Veliaj, unë do zgjedh të mbroj interesat ligjore të zotit Veliaj si person që ka nevojë për mbrojtje ligjore, mbështetje, dhe unë do rreshtohem, do mbroj interesat ligjore të zotit Veliaj, kjo mund të kushtojë ndoshta dhe përndjekje politike por unë jam i vendosur në këtë drejtim se është më e rëndësishme të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, se nëpërmjet këtyre veprimeve mendoj se bëjmë politikë më të mirë dhe politikë që i duhet edhe PS por edhe shtetit tonë, mbrojtjes së shtetit të së drejtës. Nëse përplasen interesat, unë do jem krah zotit Veliaj për të mbrojtur interesat e tij që janë mbrotje e shtetit të së drejtës. Ishte një komunikim mes meje dhe kryeministrit, ka pasur një komunikim të vazhdueshëm. Në momentin e duhur do bëj edhe detaje por nuk është moment.
Çdo veprim që ka ndikuar në veprimtarinë politike të zotit Veliaj, çdo veprim që ka ndikuar në të drejtat institucionale të zotit Veliaj, çdo veprim që ka ndikuar në të drejtat dhe liritë themelore të zotit Veliaj, me origjinë institucionale apo politike me qëllim të fshehtë apo të hapur, sigurusht që do të përdoret, tashmë është përdorur pasi avokatët britanikë e kanë depozituar akimin në Gjykatën e Strasburgut dhe sigurisht që do përdorim çdo element në mbrojtje të zotit Veliaj.
© SYRI.net
Reforma territoriale/ Berisha: Do ndjekim çdo rrugë ligjore, Haram Begaj është thjesht noter i Padrinos
Reforma territoriale/ Berisha: Do ndjekim çdo rrugë ligjore, Haram Begaj është thjesht noter i Padrinos
Reforma territoriale/ Berisha: Do ndjekim çdo rrugë ligjore, Haram Begaj është thjesht noter i Padrinos