Kryesore

Studentët larguan deputetët e PD nga protesta, Berisha nuk tërhiqet: Bashkohemi sërish në mbështetje të të rinjve të shtunën

12:30 - 03.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se demokratët do të dalin sërish në protestë të shtunën, në mbështetje të studentëve. Fundjavën e kaluar, të rinjtë larguan nga protesta deputetët e PD dhe i kërkuan drejtuesve të kësaj force politike t’i qëndrojnë lëvizjes së tyre e cila është edhe kundër sistemit politik në tërësi që ka dominuar vendin prej 36 vitesh tanimë.

“Jam sot, para jush për të bërë thirrje demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve të mbarë Shqipërisë, ditën e shtunë në ora 12.00, në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi, në mbështetje të revoltës studentore”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se revolta studentore përbën, në fakt, përballjen më të ashpër dhe më të suksesshme të rinisë shqiptare me narkoshtetin, narkoregjimin, padrinon, Edi Rama. “Rrugët dhe sheshet e Tiranës janë dëshmitarë të akteve të trimërisë dhe guximit më të madh që kanë parë ndonjëherë, por edhe të barbarive të qendrimeve shtazarake, të narkobanditëve të Edi Ramës, të cilët mbronjë një kufomë politike në grahmat e fundit”, vijoi ai.

Sali Berisha:
Jam sot, para jush për të bërë thirrje demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve të mbarë Shqipërisë, ditën e shtunë në ora 12.00, në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi, në mbështetje të revoltës studentore. Revolta studentore përbën, në fakt, përballjen më të ashpër dhe më të suksesshme të rinisë shqiptare me narkoshtetin, narkoregjimin, padrinon, Edi Rama. Rrugët dhe sheshet e Tiranës janë dëshmitarë të akteve të trimërisë dhe guximit më të madh që kanë parë ndonjëherë, por edhe të barbarive të qendrimeve shtazarake, të narkobanditëve të Edi Ramës, të cilët mbronjë një kufomë politike në grahmat e fundit.

Revolta studentore dhe e gjimnazistëve të Tiranës, është shndërruar në shpresën e madhe të mbarë shqiptarëve.
Ndaj dhe, e shtuna, është dita që fton çdo shqiptar të rreshtohet përkrah tyre. Përkrah bijve dhe bijave të qytetarëve të këtij vendi, përkrah trimave, guximtarëve, që po bëjnë atë të cilën duhet ta bëjë çdo qytetar. Studentët, gjimnazistat, kanë fituar një simpati të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ju e dini, këto muajt e fundit, Shqipëria ka qenë shumë shpesh në kryetitujt e mediave të botës, por raportimet e revoltës studentore i kalojnë përkrah mbështetja, simpatia dhe paraqitja të gjitha zhvillimet e tjera në Europë dhe në botë. Ndaj dhe edhe një herë ftoj demokratët dhe demokratet të shtunën, në një lloj si e shtuna që kaloi, në të cilën mbështetën fuqishëm, të bashkohemi.

Ftoj çdo qytetar, askush nuk fton më shumë, asgjë nuk grish më shumë, shqiptarët e të gjitha bindjeve të bashkohen kundër kësaj të keqeje të përbashkët, të madhe, që e ka emrin Edi Rama. Ju e dëgjuat, një gjeneratë e tërë e ka të vështirë të kuptojë se çfarë do të thotë Edi Rama kthehet në genin e etërve të tij mizor, sepse ata nuk kanë përjetuar, kanë qenë fatlumë, nuk kanë përjetuar një ditë të vetme apo kanë qenë fëmijë të hershëm gjatë diktaturës komuniste.

Por e vërteta është se ky bastard i bllokmenëve të kuq, po shpalos çdo ditë psikologjinë e tyre çnjerëzore, po shpalos çdo ditë urrejtjen për kundërshtarin politik dhe urrejtjen për qytetarët e thjeshtë. Bashkimi i të gjitha forcave, përpjekjeve, kundër kësaj të keqeje, është rruga më e sigurtë e largimit sa më shpejt të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.