E martë, 3 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dyshohet se ndihmoi Ergys Agasin në arratisje, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, duke e zëvendësuar “arrestin në burg” me masën “detyrim për t’u paraqitur”. Sulemjani u arrestua kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe biznesmenin Ergys Agasi.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili ka shqyrtuar ankimin ndaj masës së sigurisë të caktuar më herët nga gjykata e shkallës së parë.

I përfaqësuar nga avokatët Andi Skënderi dhe Ajola Prençi, Embro Sulejmani nuk do të qëndrojë më në qeli, por do të jetë i detyruar të paraqitet pranë autoriteteve, sipas kushteve të përcaktuara nga gjykata.

Embro Sulejmani, i cili punonte si kryekamarier në një restorant pranë vilave qeveritare në Durrës, dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë pas arrestimit të Agasit. Sipas dyshimeve të hetuesve, veprimi është kryer për të mbuluar qëndrimin e biznesmenit në ambientet e vilave qeveritare.

Reklamë

Ndryshe ka vendosur Apeli për Fatjon Kalluçin, të cilit nuk i është ndryshuar masa e sigurisë, duke mbetur në “arrest në burg”.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet të shqyrtohet edhe çështja e Vlora Hysenit. Seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit është caktuar në orën 13:00.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.