Vijon protesta e të rinjve në Tiranë. Studentët kanë zhvendosur marshimin e tyre drejt selisë së Partisë Demokratike, ku kanë përcjellë edhe një mesazh ironik.
“Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite”, është një nga thirrjet e studentëve gjatë kalimit para selisë blu.
Të rinjtë vijojnë protestën e tyre, duke kërkuar ndryshim politik dhe duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike në vend.
Marshimi është pjesë e lëvizjes studentore që prej ditësh po zhvillon protesta në Tiranë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Edhe sot studentët kanë shkuar në disa Fakultete duke bërë thirrje për bojkot të mësimit.













