Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, është shprehur se bashkë me grupin e mbrojtësve të tjerë ligjorë të kryebashkiakut, po shqyrtojnë mundësinë për kallëzim penal, pas transferimit të Veliajt në paraburgimin e Fierit dhe ‘përplasjes’ së pretenduar me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.
Pyetje: Keni pretenduar dje se keni pasur një telefonatë të tensionuar me kryeministrin Rama. Do të bëni kallëzim penal ndaj ministrit Gogu apo kryeministrit për ndërhyrje, transferim, shantazh, zëvendësim me Arbër Hajdarin?
“Jemi duke vlerësuar ligjërisht, klienti im i ka shkruar drejtpërdrejtë Gjykatës. Siç ju e konstatuat, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kur ka marrë vendim për të transferuar Veliajn, nuk e ka njoftuar Gjykatën, në shkelje të detyrimit të saj. Ne si grup ligjor i Veliajt po e vlerësojmë nëse ka vepër penale, cila është vepra penale dhe si do ecet më tej. Unë akoma s’jam takuar me Veliajn për shkak të seancës sot. Në bazë të takimit me Veliajn do bëjmë vlerësimin tonë juridik për këtë çështje. Sigurisht që do vazhdoj të jem avokat i Veliajt. Veliaj më ka informuar dje dhe më ka dhënë edhe shënimet që ka mbajtur pas takimit me ministrin Gogu. Unë dhe një grup i huaj avokatësh po vlerësojmë situatën nga pikëpamja juridike, nëse përbëjnë vepra penale apo jo dhe nëse po, si do procedojmë më tej”, tha mes të tjerash Ndreca.
Lajmi kryesor:
Transferimi në Fier/ Veliaj letër GJKKO-së: Rrëmbim me urdhër të Ramës, duhet hetuar! Gjykata: Ndiq rrugën ligjore! Ndreca: Kallëzim, Gogu shkeli ligjin me takimin! Shtyhet gjyqi









