Atletico Madrid-Bayern Munich është superdueli i mbrëmjes në Champions League për xhiron e katërt në fazën e grupit. Të dy skuadrat janë të etura për pikë, pasi ‘top 8’ është në rrezik. Atletico ka vetëm 4 pikë pas 3 ndeshjeve të para, ndërsa Bayern Munich 5. Gjermanët në javën e dytë gabuan duke barazuar në Norvegji me Viking, ndërsa më pas erdhi ndalesa kundër Arsenal-it. Sonte në orën 21:00, edhe pse me diferencë të lehtë, Bayern konsiderohet favorit për të fituar pavarësisht se në fundjavë barazoi në klasike kundër Dortmund-it.

Ndeshje speciale është edhe ajo mes Barcelonës dhe Aston Villa-s. Dy javë më parë katalanasit morën humbjen e parë sezonale përballë Paris SG, ndërsa sonte kërkojnë të rikthehet te fitoret. Përballë anglezëve janë favoritë të mëdhenj, por duhet patur parasysh që Aston Villa është mes 5 skuadrave që renditet në krye me pikë të plota.

Jo më pak interesante në orën 21:00 është edhe përballja Manchester United-Roma. ‘Djajtë’ e Carrick kanë patur një nisje sezoni shumë të vështirë, teksa sëfundmi në Champions u shkatërruan nga Como, por nga ana tjetër edhe Roma ka vetëm 4 pikë, 1 më shumë se anglezët. Në prag të takimit trajneri i italianëve Gasperini ka thënë se ‘ekipi i tij do të luajë duke menduar se përballë ka një skuadër të madhe me shumë cilësi pavarësisht momentit që po kalon’.

Interi ndërkohë përballet në transfertë me Feyenoord. Po në orën 21:00 do të luhet Villareal-Paris SG, ndërsa sfidat e tjera janë Bodo Glimt-Lille dhe LASK-Slovan Bratislava. Mbrëmja do të nisë që në orën 18:45 me dy duele: Galatasaray-Sttutgart dhe Shakhtar Donetsk-Sporting Lisbona.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
Feyenoord-Inter, trajneri i holandezëve s'i trembet kampionëve të Italisë: Mund ta pësojnë si Como

Sonte në orën 21:00 Interi përballet në transfertë me Feyenoord. Kampionët e Italisë kanë treguar një formë jo të mirë në Champions, ndërsa edhe morali nuk i ndihmon pasi në fundjavë u mposhtën në derbi nga Milani. Pikët janë të domosdoshme për Interin, pasi në 3 ndeshjet e para ka vetëm 3 pikë. Trajneri i holandezëve van Bronchorst pohoi se ‘sapo kanë mundur Como-n në Champions League dhe mund të bëjnë të njëjtën gjë me Interin’.