
Me thirrjet “Dorëheqje!”, “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u ndalur as nga reshjet e shiut.
Gjatë ecjes në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje të tjera si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Poshtë patronazhistët”.
Protesta kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike shqiptare vijon prej 22 ditësh. Studentët këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë, ndërsa marshimet në kryeqytet vijojnë pavarësisht reshjeve të shiut.