​Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon

3 Nëntor 2026 | 13:02

Futbollisti kosovar Erblin Osmani është përfshirë në listën e Bayern Munichut për ndeshjen e sotme ndaj Atletico Madridit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

17-vjeçari është njëri prej futbollistëve të rinj të përzgjedhur nga gjiganti gjerman për këtë përballje të rëndësishme, duke marrë kështu mundësinë që të jetë pjesë e skuadrës në një prej skenave më të mëdha të futbollit evropian.

Osmani, i cili luan në pozitën e mesfushorit defensiv, është pjesë e akademisë së Bayernit dhe konsiderohet një prej talenteve që po përcillen me vëmendje në klubin bavarez.

Përfshirja e tij në listën e ndeshjes vjen në një kohë kur Bayerni po përballet me disa mungesa të rëndësishme në skuadër, për shkak të lëndimeve.

Përballja ndërmjet Atletico Madridit dhe Bayern Munichut zhvillohet sonte nga ora 21:00, në stadiumin Metropolitano në Madrid.

Në rast se aktivizohet, Osmani do të ketë mundësinë të bëjë një hap të madh në karrierën e tij, duke debutuar në Ligën e Kampionëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Cristiano Ronaldo Jr. vazhdon gjurmët e babait, ftohet nga Portugalia

Cristiano Ronaldo Jr. ka marrë ftesën e parë nga Përfaqësuesja U17 e Portugalisë, duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të...
12:18 | 03/11/2026

Kane drejt rinovimit me Bayern Mynihun

Harry Kane është shumë pranë vazhdimit të kontratës me Bayern Mynihun, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes së re pritet të bëhet brenda ditëve të ardhshme. Sulmuesi...
09:54 | 03/11/2026

Tragjedi në Spanjë, futbollisti i Tenerife humb jetën pas përplasjes me portierin

Një incident i rëndë ka tronditur futbollin spanjoll të hënën me 2 tetor, në përballjen ndërmjet Tenerife dhe FC Andorra në kuadër të ligës së...
09:49 | 03/11/2026