Pas humbjes 2-0 ndaj Juventus, trajneri i Napoli, Massimiliano Allegri, zbriti nga tribuna, ku e kishte ndjekur takimin për shkak të një pezullimi, dhe u përball me të gjithë skuadrën në dhomat e zhveshjes, duke shfaqur një reagim të ashpër.
I zhgënjyer dhe i pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, Allegri iu drejtua drejtpërdrejt lojtarëve, duke kritikuar qëndrimin dhe mungesën e luftës në fushë gjatë një ndeshjeje që kishte peshë të madhe, si për renditjen në kampionat, ashtu edhe për prestigjin.
Napoli do të përballet me një ndeshje të vështirë në transfertë në Champions League këtë mesjavë, kundër Porto, e ndjekur nga një ndeshje kampionati kundër Lazio. Gjithsesi, pozicioni i Allegrit mbetet i sigurt cilido qoftë rezultati në këto ndeshje.
Allegri nuk mund të shkarkohet thjesht për shkak të rezultateve të dobëta. Ai do të mbetet në krye të skuadrës dhe nuk ka asnjë synim për të vënë në dyshim qëndrimin e tij në detyrë.
Presidenti De Laurentiis është veçanërisht i irrituar nga vala e dëmtimeve që ka shoqëruar sezonin e Napoli. Ai ka patur një bisedë të gjatë telefonike me dr.De Luca, kreu i stafit mjekësor të klubit.
Ata kanë diskutuar për numrin e lartë të mungesave që e kanë detyruar trajnerin të bëjë vazhdimisht llogari të vështira për të hedhur në fushë një formacion konkurrues. Edhe pse drejtuesit do ta vlerësojnë ecurinë e pjesës së mbetur të sezonit përpara se të marrin vendime të tjera, një gjë është e sigurt: pozicioni i Allegrit nuk është në rrezik.







