Arba Hasanaj kërkon bronzin olimpik, e ndan vetëm një fitore

Vetëm një fitore e ndan xhudisten kosovare Arba Hasanaj nga medalja e bronztë në Lojërat Olimpike për të Rinj, që po zhvillohen në Dakar të Senegalit. Në përballjen për bronzin, ajo do të ndeshet sot me austriaken Sellina Woegerer.

Hasanaj po merr pjesë sot në garën e kategorisë deri në 78 kilogramë. Paraqitjen e hapi duke mposhtur me Ippon Lenishka Figueroa Cirino nga Porto Riko.

Të lidhura

None found

Pas humbjes në duelin e dytë kundër brazilianes Clarisse Vallim, xhudistja e Kosovës e vijoi garën nëpërmjet repesazhit. Aty triumfoi përballë australianes Hannah McHenry dhe më pas ndaj Ashly Herrera Espinosa nga Nikaragua, duke siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.


Shtuar më 3.11.2026 13:09