Grabitja e bankës së nivelit të dytë të hënën te Komuna e Parisit, ku u morën rreth 60 mijë euro, zgjati vetëm 3 minuta.
Sipas BW, policia ka krijuar dyshime për një person, i cili mendohet se e kishte vëzhguar bankën përpara ngjarjes, por ende nuk ka prova për përfshirjen e tij.
Sipas hetuesve, autori kishte informacion të saktë për vendndodhjen e parave, çka ka ngritur dyshime se mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë, përfshirë edhe punonjës të bankës.
Një tjetër pistë hetimi është mundësia që i njëjti person të ketë kryer edhe grabitjen e një tjetër banke në muajin qershor jo shume larg nga aty.
Dyshimet bazohen te fakti se në të dyja rastet, autori ka humbur gjurmët në të njëjtin vend. Megjithatë, kjo pistë mbetet ende për t’u verifikuar. Ndërkohë pak më herë u raportua se shuma e vjedhur nga banka dyshohet të jetë në vlerën rreth rreth 60 mijë euro.
LEXO EDHE:
Detaje të reja nga grabitja e bankës në Tiranë, zbulohet shuma që u vodh













