Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së djeshme, gjobiten 16 persona. Nis hetimi për dy të mitur

    Vodhi makinën në një hotel, 31-vjeçarja kapet pas 30 minutash “xhiro” nëpër Sarandë

    Peleshi takohet me kryeministrin e Çekisë, Andrej Babiš! Rikonfirmohet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së djeshme, gjobiten 16 persona. Nis hetimi për dy të mitur
    Aktualitet

    Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së djeshme, gjobiten 16 persona. Nis hetimi për dy të mitur

    November 3, 2026
    Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së djeshme, gjobiten 16 persona. Nis hetimi për dy të mitur

    Policia e Tiranës ka gjobitur me nga 5 000 lekë, 16 persona. Blutë informojnë se gjatë protestës të zhvilluar dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ata kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

    Protestuesit nuk e kanë liruar rrugën pavërisht thirrjeve të policisë me megafon, thuhet në njoftim.

    “Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 16 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

    Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

    Nga 16 masat administrative, 14 janë vendosur ndaj shtetasve të shoqëruar, ndërsa 2 të tjera janë vendosur bazuar në identifikimin e shtetasve nga pamjet filmike. Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë”, njoftoi sot policia.

    Ndërkohë kanë nisur hetimet për dy të mitur. Këta të fundit të maskuar dyshohen se kanë kryer veprime kundër ligjit.

    “Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, pasi më datë 02.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga studentët, dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të maskuar, kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme”, thuhet më tej në njoftim.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    bllokimi i rrugës dy të mitur nën hetim gjobiten 16 persona hetim policor masat e policisë pengimi i qarkullimit protesta e djeshme Protesta në Tiranë Protestuesit qarkullimi rrugor rendi publik shkelja e ligjit siguria publike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë protestës së djeshme, gjobiten 16 persona. Nis hetimi për dy të mitur

    November 3, 2026

    Vodhi makinën në një hotel, 31-vjeçarja kapet pas 30 minutash “xhiro” nëpër Sarandë

    November 3, 2026

    Peleshi takohet me kryeministrin e Çekisë, Andrej Babiš! Rikonfirmohet mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

    November 3, 2026

    29-vjeçari pësoi infarkt akut, mjekët në QSUT i shpëtojnë jetën pas 15 goditjeve elektrike dhe ndërhyrjes urgjente në zemër

    November 3, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.