Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Specialja urdhëron publikimin e versioneve ‘‘më pak të redaktuara’’ të transkripteve të 29 dëshmitarëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se trupi gjykues, në tetor, ka urdhëruar që të bëhen publike versione më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore për krime lufte të Hashim Thaçit dhe të tjerët.
Specialja, ka thënë edhe se, dëshmitë dëshmitarëve, që më parë janë klasifikuar si konfidenciale, rishikohen vazhdimisht me qëllim që më shumë prej tyre të bëhen publike më vonë.
Postimi i plotë nga gjykata:
Në tetor 2026, Trupi Gjykues urdhëroi të bëheshin publike versione më pak të redaktuara të transkripteve të dëshmive të 29 dëshmitarëve në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët. Ky vendim vijon pas vendimeve të mëparshme me të cilët u bënë publike dëshmitë e 20 dëshmitarëve, të cilat më parë ishin konfidenciale.
Këto vendime pasqyrojnë natyrën publike të proceseve dhe përkushtimin e gjykatësve ndaj transparencës. Gjatë gjykimit shumica e dëshmitarëve dhanë dëshmi plotësisht ose pjesërisht në seancë publike, ndërsa 61 dëshmitarë dëshmuan pa asnjë masë mbrojtëse. Dëshmitë e dëshmitarëve, që më parë janë klasifikuar si konfidenciale, rishikohen vazhdimisht me qëllim që më shumë prej tyre të bëhen publike më vonë, duke siguruar njëkohësisht mbrojtjen në vijimësi të viktimave dhe dëshmitarëve.
Analiza/ Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet
Mali i Zi mund ta nënshkruajë marrëveshjen e anëtarësimit në BE në qershor 2027
Miku i Vuçiçit në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës
- 13:12 Rama në Samitin e Euronews: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027
- 13:12 Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE
- 13:02 Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
- 13:00 Alarm për bombë në avionin që fluturonte nga Izraeli, kryhet ulje emergjente në Sofje
- 12:56 Analiza/ Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet
- 12:48 Berisha thirrje shqiptarëve: Të shtunën në orën 12:00, protestë në mbështetje të studentëve