Rama për protestën studentore: Nuk duan të flasin, por vetëm të ikësh! Nuk ma dhanë ata këtë detyrë

3 Nëntor 2026 | 13:31

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste të dhënë në Bruksel këtë të martë, ka komentuar protestën e studentëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj të 22-të. Kreu i qeverisë theksoi se protestuesit po refuzojnë dialogun dhe po këmbëngulin te thirrjet për dorëheqjen e tij, pa pasur një platformë të qartë kërkesash.

“Nuk është e lehtë të protestosh. Për çfarë proteston? Nuk duam të flasim me ty, duhet të ikësh. Më fal, nuk ma dhatë ju këtë punë. Ejani të flasim, jam gati t’ju dëgjoj. Nuk ka dialog, nuk ka diskutim.

Thelbi i çështjes, ndryshe nga vendet e tjera, është se në këtë fazë ka më shumë njerëz që janë në rrugë dhe kërkojnë që ai të ikë.

Është me rëndësi t’i kuptosh njerëzit, të mos e nisësh duke treguar se kush e ka fajin, por t’i dëgjosh dhe të kuptosh çfarë nuk shkon dhe çfarë duan realisht këta njerëz. Kjo është demokraci, është liri. Njerëzit kanë të drejtën të bëjnë atë që duhet të bëjnë.

Problemi fillon kur njerëzit nuk kuptojnë se liria e tyre përfundon aty ku fillon liria e tjetrit.

A ndikohem? Po, ndikohem, sepse po kuptoj si të bëj më shumë dhe si ta bëj më mirë. Shqipëria është shumë mirë kur bëhet fjalë për shifrat e turizmit dhe për rritjen ekonomike, kur vjen fjala për rrugëtimin drejt BE-së dhe për shumë gjëra të tjera. Por, nga ana tjetër, njerëzit kërkojnë më shumë nga ajo që krijohet nga ekonomia”, është shprehur Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Brukseli: Kishim protestues të dhunshëm, policia ishte pala më dëmtuar

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Euronews Enlargement Summit në Bruksel ka folur edhe lidhur e protestat që po zhvillohen prej ditësh në...
13:26 | 03/11/2026

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

Gjatë intervistës së tij me gazetaren Maria Tadeo në Euronews Enlargement Summit në Bruksel, Kryeministri Edi Rama komentoi rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian...
13:12 | 03/11/2026

Ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratisë, Apeli i GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin

Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshon masën e sigurisë për Embro Sulejmanin, nga “arrest në burg” në “detyrim për t’u paraqitur” dhe ndalim dalje jashtë...
12:31 | 03/11/2026