Vendi
Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pasagjeri përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku janë përfshirë dy automjete, një tip “Benz” dhe një kamionçinë.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” ka goditur nga pas kamionçinën, duke shkaktuar plagosjen e pasagjerit që ndodhej në makinën tip “Benz”.
I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




