Revolta studentore/ Spahia denoncon rastet: Policia u përdor për dhunë kriminale me urdhër politik të Ramës

12:58, 03/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër ndaj përfaqësuesve të mazhorancës, të cilët ngritën shqetësimin për dhunën ndaj institucioneve.

Gjatë mbledhjes së 3 nëntorit, Spahia solli në vëmendje rastin e një 14-15-vjeçari, i cili sipas tij u dhunua barbarisht nga policia, duke pësuar dëmtime serioze në kokë, pa pasur asnjë lidhje me sulmet ndaj institucioneve.

Spahia u bëri thirrje deputetëve socialistë të distancohen nga dhuna policore ndaj të rinjve dhe paralajmëroi se Komisioni që ai drejton nuk do të lejojë që të kthehet në skenë të propagandës së mazhorancës.

Ai akuzoi qeverinë dhe Edi Ramën për përdorimin politik të policisë dhe deklaroi se justifikimi i akteve të dhunës ndaj qytetarëve përbën një problem serioz edhe me ndërgjegjen e përfaqësuesve të mazhorancës.

Spahia: Mbasi dëgjova këtu nga kolegët e mazhorancës të shqetësohen për dhunën apo sulmin ndaj institucioneve, ju rikujtoj se kam qënë vetë present në këtë rast dhe shumë të tjerë, se ku personi këtu i dhunuar barabarisht nga policia, me dëmtime serioze në kokë, nuk kishte asnjë lidhje me dhunën ndaj institucioneve. Ju rikujtoj se ky rasti këtu, u qëllua me armë në sy nga policia kriminale me urdhër politik, ishte në mes të sheshit, nuk kishte asnjë lidhje me dhunimin e institucioneve. Çfarë dhunimi institucionesh mund të bëjë ky fëmijë 14-15-vjeçar në mes të Rrugës së Durrësit i dhunuar barabarisht nga policia kriminale me urdhër të Edi Ramës, kryetarit të organizatës. Prandaj ju bëj thirrje të reflektoni thellë dhe të ngriheni në lartësinë e asaj që pretendoni se përfaqësoni, interesit qytetar dhe të distancoheni nga deklaratat apo situtatat e tilla ku policia përdoret për dhunë kriminale ndaj qytetarëve, dhe askun tjetër përveç se në këtë komision do të duhej të kishte një reagim edhe nga ana juaj, pikërisht kundër këtyre akteve barbare që janë të denja vetëm për vende në luftë. Dhe sa i përket këtyre deklaratave ju bëj thirrje që zyrat e shtetit, përfshirë edhe këtë komision nuk mund të jenë as skenë as artopolant i propagandës tuaj kriminale, i organizatës tuaj kriminale tashmë i dalë boje. Ky komision duhet të mbrojë interesin qytetar dhe nëse justifikoni këto akte, atëherë keni probleme serioze jo vetëm ligjore por edhe me ndërgjegjen tuaj. Në këtë komision përsa kohë e drejtoj unë dhe opozita, sigurisht që nuk do të ketë vend për skenat dhe teatrin tuaj cinik në mbrojtje të organizatë kriminale dhe të kryetarit të saj Rama dhe në mbështetje të dhunës barbare ndaj të rinjve dhe të reja shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco