Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi është përplasur me kreun e komisionit të ligjeve Ulsi Manja, gjatë takimit
‘Burgjet janë kthyer në instrument persekutimi politik’, ka thënë Blushi duke akuzuar SPAK si është kthyer në një ‘kamzhik në duart e Ramës’.
‘Kërcënimi i Veliajt faktoi se shteti është vetë mafia;, tha Blushi.
Do të uroja që kjo të ishte edhe shqetësimi kryesor i këtij Komision, nëse do të arrihej apo jo akordi për këtë cështje, por besoj se ky Komision, agjenda e këtij Komisioni, e kam theksuar dhe e ripërsëris, duhet të jetë garantimi i respektimit të plotë të ligjit, të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Shqipërisë, detyrë të cilën ju dhe ky Komision për fat të keq nuk po e kryeni.
Jemi sot në kushtet kur kapja mafjoze e shtetit po përshkallëzohet dhe ka shkuar deri aty sa po rikonfirmohen tanimë edhe nga anëtarë të partisë tuaj, akuzat e drejta të opozitës sa i përket kapjes mafjoze të shtetit dhe mbi të gjitha faktit që Drejtësia, SPAKU është kthyer në një instrument politik, fakti që sistemi penitenciar është kthyer në një institucion të persekutimit politik.
Unë e kuptoj që të flasësh për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të flasësh për ligjin, për Kushtetutën, për Konventën në këtë Komision, duket sikur flet për një botë që është mijëra vite dritë larg, por besoj se duhet të uleni të gjithë me këmbë në tokë.
Kryetari në detyrë i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ai të cilin edhe ju e keni përqafuar dhe e keni mbështetur edhe ju personalisht, por edhe kolegët tuaj në këtë Komision, ka denoncuar një fakt tronditës.
Në fakt, janë disa fakte tronditëse që ai ka bërë publike.
Ju nuk tronditeni se në kodet tuaja mafjoze këto janë situate normale, por të kërcënosh kryetarin e bashkisë së Tiranës, në një zyrë shteti, ti shkelësh atij të drejtat themelore dhe kjo nuk ka asnjë lidhje dhe nuk dua ta ngatërroj me qëndrimet e mia publike dhe politike ndaj tij, të cilave nuk ju heq asnjë presje, por fakti që mafja sot po ha kokën dhe ju po hani kokat e njëri – tjetrit kjo është cështja juaj, por pjesë e kësaj gostie nuk mund të bëhen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Është tronditës fakti që tanimë edhe kryetari në detyrë i bashkisë së Tiranës, i certefikuar si kryetar edhe nga gjykata, e duam apo nuk e duam Erjon Veliajn ai është sot Kryetari i bashkisë së Tiranës, ka denoncuar faktin që Ministri i Drejtësië, në zyrat e shtetit, në emër dhe për llogari të Edi Ramës e ka kërcënuar në rast se ai do të vijonte të mbante ato qëndrime publike që po mban, duke e paralajmëruar madje se mund të kalbej edhe 100 vite të tjera në burg.
Është kriminal fakti që ky Komision po bën spektatorin në kushtet kur institucioni apo më sakt sistemi penitenciar është kthyer në një institucion persekutimi politik.Nuk më intereson aspak lufta apo përplasja mes dy drejtuesve, deri dje kryesorë të kësaj mazhorance dhe as fakti që organizata juaj mafjoze po ha kokën apo po hani kokat e njëri – tjetrit, por ajo që më shqetëson është fakti që ky Komision vijon të bëjë sikur asgjë nuk po ndodh në vendin tonë dhe për më tepër kur shkelen në mënyrë flagrante liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Kur SPAK-u po konfirmohet që ka shërbyer si kallashnikov në duart e Edi Ramës, ose si kamzhik për të fshikulluar të gjithë kundërshtarët politikë të Edi Ramës.
Ndaj ju kërkoj që ky Komision të dalë me një qëndrim, në qoftë se do të keni dhe do të ngriheni në lartësinë e detyrës që ju keni dhe ky Komision do të ngrihet në lartësinë e funksionit të tij që buron nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, sepse fakti që sot jut ë gjithë po heshtni dhe që rrini këtu kokë ulur, nuk mjafton, por duhet që ky Komision të dali me një qëndrim dhe ti propozojë Kuvendit një rezolutë në lidhje me faktin që sistemi penitenciar është kthhyer në një mekanizëm cnjerëzor të persekutimit politik dhe të faktit që tanimë edhe me gojën e Erjon Veliajt, SPAK-u po përdoret si kamzhik dhe kontrollohet 100% nga Edi Rama.
Unë e kam theksuar dhe vijoj të theksoj që vetëm shporrja juaj nga pushteti, shporrja me cdo cmim e Edi Ramës është e vetmja zgjidhje në një situatë ku për fat të keq po konfirmohet edhe me gojën tuaj dhe unë jam i bindur që edhe ju nesër do të jeni viktima të këtij sistemi kriminal që e ka zëvendësuar shtetin e së drejtës me një organizatë mafjoze, sikundër ju ka paralajmëruar prej kohësh edhe ish- Zv.Kryeministri juaj, Arben Ahmetaj, pork jo nuk mund të jetë dhe nuk mund të kthehet dot në një normalitet.
Pra përpjekja juaj për të vendosur normalitet kapjen e shtetit nga mafja duhet të refuzohet ose jepni dorëheqjen të gjithë, shkrijeni këtë Parlament dhe jepini mundësinë qytetarëve të zgjedhin qeverinë që ata meritojnë.
Shqipëria nuk mund të drejtohet nga një organizatë mafjoze që ka tejkaluar edhe aktet e mafjes.
Ndaj kryetar, kërkoj që kryeagjendë e këtij Komisioni të jetë shkelja flagrante e ligjit, e Kushtetutës, e Konventës, të jetë shndërrimi i Drejtorisë së Burgjeve në Drejtorinë e persekutimit politik të kundërshtarëve politikë të Edi Ramës dhe të faktit që SPAK-u tanimë është certefikuar si një kamzhik, si një kallashnikov në duart e Edi Ramës për të vrarë jo vetëm pluralizmin politik, por edhe kundërshtarët e tij politik.
© SYRI.net
Gazeta holandeze: Të rinjtë flakin karriget e Ramës, kërkojnë vetëm largimin e tij
Studentët shkojnë te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, thirrje bashkëmoshatarëve: Bojkotoni, protestoni!
Revolta studentore/ Spahia denoncon rastet: Policia u përdor për dhunë kriminale me urdhër politik të Ramës