E martë, 3 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 32 minuta më parë
Vendi

Berisha thirrje shqiptarëve: Të shtunën në orën 12:00, bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën e së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të revoltës studentore.

Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi protestën e studentëve dhe gjimnazistëve si një përballje me qeverinë e Edi Ramës, ndërsa ftoi qytetarët e të gjitha bindjeve politike t’u bashkohen në shesh.

“Jam sot, para jush për të bërë thirrje demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve të mbarë Shqipërisë, ditën e shtunë në ora 12.00, në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi, në mbështetje të revoltës studentore.

Revolta studentore përbën, në fakt, përballjen më të ashpër dhe më të suksesshme të rinisë shqiptare me narkoshtetin, narkoregjimin, padrinon, Edi Rama”, tha Berisha.

Reklamë

Berisha deklaroi se protesta studentore është shndërruar në një shpresë për shqiptarët dhe vlerësoi mbështetjen që, sipas tij, të rinjtë kanë marrë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

“Revolta studentore dhe e gjimnazistëve të Tiranës, është shndërruar në shpresën e madhe të mbarë shqiptarëve. Ndaj dhe, e shtuna, është dita që fton çdo shqiptar të rreshtohet përkrah tyre. Përkrah bijve dhe bijave të qytetarëve të këtij vendi, përkrah trimave, guximtarëve, që po bëjnë atë të cilën duhet ta bëjë çdo qytetar.

Studentët, gjimnazistat, kanë fituar një simpati të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ju e dini, këto muajt e fundit, Shqipëria ka qenë shumë shpesh në kryetitujt e mediave të botës, por raportimet e revoltës studentore i kalojnë përkrah mbështetja, simpatia dhe paraqitja të gjitha zhvillimet e tjera në Europë dhe në botë”, tha Berisha.

Ai akuzoi gjithashtu policinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve, duke i cilësuar veprimet e saj si akte barbarie.

Në thirrjen e tij, kreu i PD-së kërkoi bashkimin e të gjitha forcave politike dhe qytetarëve kundër qeverisë, duke e cilësuar largimin e saj si qëllimin e përbashkët të kësaj proteste.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.