Erblin Osmani përfshihet në listën e Bayernit për Ligën e Kampionëve

Mesfushori kosovar Erblin Osmani ka bërë një hap të rëndësishëm te Bayern Muncheni, pasi është përfshirë në listën B të klubit për ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

17-vjeçari është stërvitur me ekipin e parë të Bayernit në prag të përballjes me Atletico Madridin. Përfshirja në listë i mundëson skuadrës bavareze ta aktivizojë në ndeshjet e ardhshme të Championsit.

Të lidhura

None found

Klubi gjerman po e vlerëson gjithnjë e më shumë Osmanin, duke e ftuar të punojë me ekipin e parë. Aktualisht, ai është pjesë e skuadrës U19 të Bayernit.

Në fund të shtatorit, Osmani debutoi me Kombëtaren e Kosovës, pasi u ftua për herë të parë në grumbullimin e “Dardanëve”. Ai pritet të jetë në listën e përzgjedhësit Franco Foda edhe për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.


Shtuar më 3.11.2026 13:49