• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

by A. Q
03/11/2026 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buxheti i vitit 2027 parashikon 1.25 miliardë lekë më shumë për arsimin e lartë.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se bursa për studentët nga familjet në nevojë do të rritet nga 10 mijë në 25 mijë lekë në muaj dhe do të vijojë edhe gjatë studimeve Master.

Në Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Kumbaro tha se paketa e mbështetjes do të përfshijë mbi 11 500 studentë: 5 900 nga familjet në nevojë, 5 500 me mesatare 9-10 dhe 177 studentë në degët prioritare, të cilët përfitojnë 50 mijë lekë në muaj.

“Kemi vendosur një rritje të buxhetit për zërin e arsimit të lartë. Arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë në buxhetin e vitit 2027 të Ministrisë së Arsimit, me shtesë +1,25 miliard lekë më shumë, kryesisht për paketën e mbështjetjes studentore, ku shtojmë mbështetjen direkte për studentët me nevoja sociale, rrisim bursat që ata marrin duke shtuar edhe një bonus qiraje ose një shtese brenda pagesës së përmuajshme që janë të lirë ta përdorin për çfarë kanë më së shumti nevojë, nga 10 000 lekë të reja në muaj në 25 000 lekë të reja në muaj”, tha Kumbaro.

Për herë të parë, mbështetja për studentët në programet prioritare do të zgjerohet edhe në ciklin e dytë të studimeve.

“Në vitin 2027, me shtimin e buxhetit për arsimin e lartë, sigurohen: Rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, e cila rritet nga 10.000 në 25.000 lekë në muaj, pra rreth 275 euro, dhe për herë të parë vijon edhe gjatë studimeve Master. Kjo paketë mbështetje suporton mbi 11,500 studentë në tri kategori”, theksoi ajo.

Gjithashtu, janë parashikuar 375 milionë lekë grante për përmirësimin e akomodimit në konvikte, ku strehohen rreth 7 000-7 500 studentë në Tiranë dhe qytetet e tjera universitare.

Next Post
Milionat e eurove, avokati: Të arrestuarit janë viktima

E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Milionat e eurove, avokati: Të arrestuarit janë viktima

E trishtë/ Ndërron jetë në Spitalin e Traumës avokati i njohur Saimir Vishaj!

November 3, 2026
“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

November 3, 2026
Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundërshton kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese

Presidentja e Maqedonisë së Veriut kundërshton kërkesat e Bullgarisë për ndryshime kushtetuese

November 3, 2026
Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

Hoxha takohet me Krichbaum në Berlin: Gjermania, partner kyç në udhëtimin evropian të Shqipërisë!

November 3, 2026
Flamingot mbi liqenin e Pogradecit, pamjet e rralla nga juglindja!

Flamingot mbi liqenin e Pogradecit, pamjet e rralla nga juglindja!

November 3, 2026
Britania dhe BE bien dakord për të hequr kontrollet e Brexit-it mbi ushqimet dhe produktet shtazore

Britania dhe BE bien dakord për të hequr kontrollet e Brexit-it mbi ushqimet dhe produktet shtazore

November 3, 2026
Sulmi masiv kibernetik, “shkrijnë” edhe frigoriferët e Athinës, preken shumë supermarkete në Greqi!

Sulmi masiv kibernetik, “shkrijnë” edhe frigoriferët e Athinës, preken shumë supermarkete në Greqi!

November 3, 2026
DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

Grabitja e bankës te “Komuna e Parisit”, zbulohet shuma që u vodh nga autori, iu deshën vetëm 3 minuta!

November 3, 2026
“Me BE nuk i dihet asnjëherë, Shqipëria po bën detyrat e saj”- Rama nga Brukseli: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën!

“Me BE nuk i dihet asnjëherë, Shqipëria po bën detyrat e saj”- Rama nga Brukseli: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën!

November 3, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në Apelin e GJKKO-së, por ish-drejtuesja e SHISH-it refuzon të marrë pjesë në seancë!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In