Është ndarë nga jeta avokati i njohur Saimir Vishaj, i cili prej disa ditësh ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.
Vishaj ishte transportuar me urgjencë në spital pas një incidenti të rëndë, ku dyshohet se ishte rrëzuar nga shkallët.
Të lidhura
None found
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai ishte intubuar dhe po merrte trajtim në repartin e reanimacionit.
Kjo ishte beteja e dytë e rëndë shëndetësore për avokatin. Në gusht të vitit 2025, Vishaj kishte bërë publik faktin se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, e cila për pak i kishte marrë jetën.
Ai kishte treguar se për një periudhë kishte qëndruar në gjendje kome dhe i intubuar.








