Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon që të shtrijë në sa më shumë bashki votimin dhe numërimin elektronik në procesin e caktuar tashmë për në datë 9 maj. Por, teknologjia në këto zgjedhje është kundërshtuar nga Partia Demokratike me pretendimin se manipulimit të rezultatit zgjedhor. Për kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi, pretendimet e demokratëve janë të pabaza, por kërkesa e tyre kundër votimit dhe numërimit elektronik nuk mund të shpërfilllet.