Tuesday / November 3 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Nga ankandet te banesat sociale, skema e re për shtimin e pronave të bashkive

Share Share Icon

Apartamentet që kalojnë në procedura ankandi mund të përfundojnë në fondin e banesave sociale të bashkive.

Në vend që të mbështetet vetëm te ndërtimi i banesave të reja, shteti synon të shfrytëzojë edhe pronat ekzistuese, përfshirë ato të përfituara pas ankandit të parë. Kjo mundësi parashikohet në ndryshimet e propozuara në ligjin “Për strehimin social”, që synojnë zgjerimin e fondit të banesave në dispozicion të familjeve në nevojë.

Megjithatë, mekanizmi i blerjes së banesave pas ankandit të parë është parashikuar edhe në legjislacionin ekzistues. Risia e projektligjit është përfshirja e shprehur e këtyre pronave në fondin social të bashkive.

Dispozita është pjesë e nenit 10 të projektligjit, i cili parashikon shtimin e nenit 18/3 për krijimin e fondit social të banesave të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Sipas relacionit shoqërues, në këtë fond mund të përfshihen banesa të blera në tregun e lirë, banesa të përfituara pas ankandit të parë, si dhe objekte të dala jashtë përdorimit, të cilat mund të përshtaten për qëllime strehimi.

Përfshirja e banesave të përfituara pas ankandit të parë krijon mundësinë që fondi i strehimit social të zgjerohet edhe nëpërmjet pronave ekzistuese, pa qenë e nevojshme që çdo banesë e re në administrim të bashkive të sigurohet përmes ndërtimit.

Në praktikë, kjo mund të përfshijë prona që kalojnë në procedura ankandi në kuadër të ekzekutimit të detyrueshëm të detyrimeve financiare. Megjithatë, relacioni nuk përcakton në mënyrë të detajuar procedurën e përfitimit të këtyre banesave, institucionet që do të realizojnë blerjen apo kriteret mbi të cilat do të vlerësohet leverdishmëria ekonomike e tyre.

Një çështje e rëndësishme lidhet me çmimin e përfitimit të pronës. Nëse një banesë nuk shitet në ankandin e parë, mundësia e sigurimit të saj për qëllime sociale do të varet nga rregullat e procedurës përkatëse, çmimi i përcaktuar dhe fondet në dispozicion të institucioneve publike.

Përdorimi i këtyre pronave mund të përbëjë një alternativë ndaj ndërtimit të banesave të reja, veçanërisht në zonat ku bashkitë kanë mungesë të stokut social dhe ku kostot e ndërtimit janë të larta.

Megjithatë, kjo nuk është një mundësi tërësisht e re në legjislacion. Ndryshimet e vitit 2023 në ligjin për strehimin social kanë parashikuar blerjen e banesave pas ankandit të parë, sipas procedurave të Kodit të Procedurës Civile. Projektligji i ri synon ta përfshijë shprehimisht këtë kategori pronash në fondin social të banesave të bashkive.

Relacioni nuk jep të dhëna mbi numrin e banesave të siguruara deri tani përmes këtij mekanizmi, vlerën e tyre apo bashkitë që e kanë përdorur.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

ERE rishikon transferimin e aseteve në energji, përfshin depozitimin dhe pikat e karikimit

Operatorët e depozitimit të energjisë elektrike dhe të pikave të karikimit të automjeteve elektrike do të përfshihen shprehimisht në rregullat për ...

3 hours më parë 3 Min Lexim

Reformat e vonuara, bllokohen 228 mln euro nga Plani i Rritjes së BE

Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak të vonesave në përmbushjen ...

4 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!