Me armë dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Procedohen 2 familjarë të tij

3 Nëntor 2026 | 14:27

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia gjithashtu bën me dije se janë proceduar penalisht edhe dy familjarë të të riut.

Arrestimi i të riut erdhi pasi ai u kap duke qarkulluar në automjet me armë dhe municion luftarak. I riu u ndalua nga policia në rrugën “Kastriotët” për kontroll dhe më pas iu zbulua arma dhe municioni ushtarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material.

Dy familjarët e të riut u proceduan pasi gjatë kontrollit të banesës kundërshtuan punonjësit e policisë.

“Tiranë/ Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Procedohen penalisht 2 familjarët e 20-vjeçarit, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë kontrollit të banesës. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara,   në rrugën “Kastriotët” kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin udhëtonte shtetasi S. D, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, shtetasit A. D, 51 vjeç, dhe L. D, 23 vjeç, (familjarë të 20-vjeçarit), u proceduan në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit të banesës kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për të penguar kryerjen e kontrollit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, policia thirrje të lirojnë kalimin e makinave

Protestuesit kanë mbërritur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po vijojnë tubimin e tyre. Situata në zonë paraqitet e qetë pa incidente teksa qarkullimi...
14:09 | 03/11/2026

U rrëzua pak ditë më parë, ndërron jetë në spitalin e Traumës avokati Sajmir Vishaj

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare avokati i njohur Sajmir Vishaj. Ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, ku ndodhej i shtruar në gjendje...
13:56 | 03/11/2026

Rama për protestën studentore: Nuk duan të flasin, por vetëm të ikësh! Nuk ma dhanë ata këtë detyrë

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste të dhënë në Bruksel këtë të martë, ka komentuar protestën e studentëve në Tiranë, e cila ka hyrë në...
13:31 | 03/11/2026