Socialistët e pakënaqur të Kukësit djegin teserat në shenjë proteste: Askush s’pyet për ne

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.11.2026, 14:27

Një grup prej 36 anëtarësh të Partisë Socialiste në Kukës shprehin pakënaqësi të thellë ndaj drejtimit lokal të partisë dhe Bashkisë Kukës, duke treguar se kontributi i tyre ndër vite nuk po vlerësohet dhe se shqetësimet e tyre nuk po marrin përgjigje.

Sipas denoncimit të mbërritur nga qytetarët, anëtarët shprehen se, pavarësisht angazhimit dhe përfshirjes së tyre në strukturat e Partisë Socialiste, askush nuk interesohet për problemet që ata ngrenë dhe nuk u përgjigjet telefonatave të tyre.

Në qendër të pakënaqësive është edhe kryetari i Bashkisë Kukës, Albert Halilaj, të cilin anëtarët e akuzojnë për emërime nepotike në administratën vendore.

Konkretisht, ata ngrenë pretendime për emërimin e një personi në një pozicion drejtues pranë Drejtorisë së Transportit, për shkak të lidhjeve familjare, duke vënë në pikëpyetje kriteret e përzgjedhjes.

Denoncuesit shprehen gjithashtu të revoltuar për atë që e konsiderojnë si mungesë mbështetjeje ndaj socialistëve në Kukës, ndërsa pretendojnë se interesat e tyre po shpërfillen edhe në çështje që lidhen me pronat dhe mundësitë e punësimit.

Pakënaqësitë e tyre shtrihen edhe ndaj të dërguarit politik të Partisë Socialiste, Erjon Malaj, për të cilin thonë se nuk u përgjigjet telefonatave dhe nuk po ndërhyn për zgjidhjen e problemeve të ngritura prej tyre.

Të zhgënjyer nga situata, 36 anëtarët paralajmërojnë dorëheqjen nga Partia Socialiste, duke deklaruar se janë të gatshëm të shkojnë deri në djegien e teserave të anëtarësisë, në shenjë proteste ndaj mënyrës se si po trajtohen.

Anëtarët kërkojnë vëmendje dhe reagim nga drejtuesit e Partisë Socialiste, ndërsa mbetet për t'u parë nëse strukturat drejtuese do t'u japin përgjigje këtyre shqetësimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit