Barcelona synon yllin e Aston Villas, Deco do ta vëzhgojë sonte në "Camp Nou"

Mesfushori ofensiv i Aston Villas, Johan Manzambi, është shfaqur si një objektiv i mundshëm i Barcelonës, pas fillimit mbresëlënës të aventurës së tij në Ligën Premier.
I transferuar nga Freiburgu gjatë verës për shumën e majme prej 60 milionë eurosh, talenti zviceran është përshtatur menjëherë me skuadrën angleze.
Në tetë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, ai ka regjistruar tre gola dhe katër asistime.
Sipas gazetës Diario Sport, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, do ta vëzhgojë nga afër 21-vjeçarin në ndeshjen e sontme në ‘Camp Nou’, ku katalunasit do të përballen me Aston Villan në një përballje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

Manzambi po përjeton një sezon që mund të jetë përcaktues për karrierën e tij me skuadrën angleze dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Barcelonës.
Megjithatë, Aston Villa nuk pritet të jetë e gatshme të heqë dorë lehtë nga shërbimet e tij, pasi futbollisti shihet si një investim afatgjatë për të ardhmen e klubit./Telegrafi/















































