Kryeprokurorja në detyrë e Pejës takon komandantët e pesë stacioneve policore, kërkon më shumë përgjegjësi në trajtimin e rasteve

Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Pejës, Valbona Disha-Haxhosaj, ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me theks të veçantë te dhuna në familje dhe rastet që përfshijnë të miturit.

Kërkesën ajo e ka bërë në një takim me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, Mirsad Kelmendi, shefin e operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional, reagimin e shpejtë dhe koordinimin në trajtimin e rasteve të ndjeshme.

“Gjatë takimit, U.D. e Kryeprokurores, Valbona Disha-Haxhosaj, ka kërkuar nga zinxhiri komandues i Policisë rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të sigurimit të një qasjeje profesionale, të përgjegjshme dhe në përputhje me procedurat ligjore. Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë, përkushtim dhe vëmendje të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat e dhunës në familje dhe të miturit”.

Disha-Haxhosaj ka kërkuar që rastet që përfshijnë viktimat, veçanërisht gratë e dhunuara dhe të miturit, të trajtohen me prioritet dhe profesionalizëm, si dhe të përfshihen të gjithë mekanizmat institucionalë përgjegjës për mbrojtjen e tyre.

Palët janë pajtuar për intensifikimin e bashkëpunimit me qëllim të parandalimit të kriminalitetit dhe rritjes së sigurisë publike.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika