Në konferencën e parë për shtyp për zgjedhjet lokale të 9 Majit, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u pyet për përdorimin e burimeve të administratës në zgjedhje, e konkretisht për deklaratën e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, që njoftoi se indeksimi i pensioneve do të bëhet në prill të vitit 2027, pra në mesin e fushatës elektorale. Celibashi tha se kjo çështje do të adresohet dhe theksoi se shpreson që qeveria Rama të demonstrojë angazhim institucional për integritetin e procesit zgjedhor, që sipas tij është një test për integrimin. Celibashi theksoi se ndryshimet në hartën territoriale duhet të plotësohen me kompetencat e kryetarëve dhe këshilltarëve dhe ligji të kryqëzohet me ndryshimet zgjedhore, pasi mund të lindin problematika ligjore në procesin zgjedhor.
SYRI TV
Në një kohë që qytetarët janë prej 5 muajsh në protesta ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama për aferat korruptive dhe lidhjet me krimin e organizuar, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp u shpreh se zgjedhjet lokale të 9 Majit janë një test për integrimin e vendit.
SYRI TV e pyeti për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje, e konkretisht për deklaratën e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, që njoftoi se indeksimi i pensioneve do të bëhet në prill të vitit 2027, pra në mesin e fushatës elektorale.
Kreu i KQZ-së tha se kjo çështje do të jetë objekt shqyrtimi. Celibashi theksoi se qeveria ka rol të dorës së parë në procesin zgjedhor dhe se shpreson që mazhoranca të demonstrojë integritet në procesin zgjedhor.
Lideri i opozitës ka kundërshtuar votimin elektronik dhe, për kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, qëndrimi i kësaj force politike që drejton opozitën nuk mund të injorohet.
Në një kohë që AKSHI dhe SHISH janë nën hetim nga SPAK, kreu i KQZ-së u pyet edhe për rolin e tyre në votimin elektronik.
Ndërkohë, gazetarët e pyetën kreun e KQZ-së për faktin se është miratuar harta e re territoriale, por jo në tërësi reforma territoriale që përcakton edhe kompetencat dhe çështjen e këshilltarëve. Celibashi paralajmëroi se kjo mund të sjellë pasoja ligjore nëse nuk finalizohen edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Kreu i KQZ-së paralajmëroi se inteligjenca artificiale do të aplikohet në procesin zgjedhor, por tha se përdorimi do të jetë test teknik dhe nuk do të ketë vlerë ligjore.
PYETJE: Nëse territorialja çohet në GJ.K., sa ndikohet procesi?
PËRGJIGJE – CELIBASHI: Ne kemi në fuqi ligjin për ndarjen e re territoriale. NUK KA ASNJË SHKAK LIGJOR PËR TË DISKUTUAR PËR KËTË ÇËSHTJE.
Jemi të angazhuar që të gjitha masat për zgjedhjet e ardhshme t'i përshtatim me ndryshimet e reja të territoriales.
PYETJE: Top PD kundër votimit elektronik, PS votim elektronik. Ku do shtrihet?
PËRGJIGJE – CELIBASHI: Ne duam që kjo mënyrë votimi të shtrihet sa më gjerë. PD është partia kryesore e opozitës dhe, tej komenteve, është fakt, ne nuk mund ta injorojmë qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje, edhe pse shkaqet që e kundërshton nuk qëndrojnë. Ata janë në lirinë e tyre për të mbajtur një qëndrim për këtë çështje. KQZ nuk është palë në këtë çështje. Do të ishte mirë të kishte një konsensus.
PYETJE – MYZYRAJ: Harta e re territoriale, a krijon problematika?
PËRGJIGJE – CELIBASHI: Nga pikëpamja ligjore, në arsyetimin tim si jurist, nuk ka asnjë problem. Kemi datën e zgjedhjeve dhe territorin.
PYETJE – MYZYRAJ: Ka problematika për këshillat bashkiakë. Data finale kur duhet të jetë gati ligji që të nisin përgatitjet?
PËRGJIGJE – CELIBASHI: Ndryshimet duhet të kishin shkuar bashkë me territorialen. Nëse shkojnë në fund të vitit, mund të lindin edhe probleme të karakterit ligjor. Partitë politike dhe Kuvendi të angazhohen për të adresuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor, për t'i kryqëzuar me hartën e re territoriale.
PYETJE – SYRI TV: Përdorimi i administratës, a afekton garën e barabartë? Ju i drejtoni thirrje partisë në pushtet të mos cenojë garën.
PËRGJIGJE – CELIBASHI: Për akte të qeverisë ne shprehemi me vendim. Roli i qeverisë është i rëndësishëm. Thirrja është e qartë për qeverinë. Duhet të demonstrojë angazhimin institucional për integritetin e procesit zgjedhor. Uroj të tejkalojmë ngërçin që kemi për standardin e zgjedhjeve, për vjedhjen. Sepse të gjithë aktorët duhet të kuptojnë procesin e integrimit.
PYETJE: Përdorimi i inteligjencës artificiale?
PËRGJIGJE – CELIBASHI: Synojmë ta përdorim për numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit. Rezultatet e këtij projekti nuk janë konkurruese për atë që parashikon sot ligji. Aplikimi i AI do të jetë test teknik, por s'do të ketë vlerë ligjore. KQZ mund të eksperimentojë. Duam që ta bëjmë këtë. Për të parë si në të ardhmen të shohim si ta përdorim gjerësisht. Kemi menduar një KZAZ në Tiranë, por edhe në Lezhë ose Lushnjë. Në dy KZAZ në procesin e numërimit dhe vlerësimin e fletëve të votimit.
PYETJE: Në një kohë kur AKSHI dhe SHISH kanë rënë, cila është garancia që ju jepni për standardin e votës?
PËRGJIGJE – CELIBASHI: Standardi i numërimit elektronik s'ka pasur lidhje as me AKSHI-n, as me SHISH-in. Nga ana tjetër, pajisjet që ne përdorim nuk janë të lidhura në rrjet. Nuk komunikojnë me internetin as me serverin. Nga ajo makinë dalin rezultatet. Kjo pajisje është e sigurt nga pikëpamja e integritetit të votës. Nuk përdoret vetëm në Shqipëri. Ekziston dyshimi për integritetin e saj. I përgjigjemi kujtdo që kërkon të bëjë verifikime.
PYETJE: Sa ndikon fakti që territorialja u miratua në mënyrë të njëanshme?
PËRGJIGJE – CELIBASHI: Kushdo që ka dyshime për pajisjen mund të kërkojë informacion. Pajisja është e sigurt 100%.
© SYRI.net
Gazetarja i përmend dhunën policore në protestat e studentëve, revoltohet Rama: Po më provokon?! Këtë punë do ta lë…
Gazeta holandeze: Të rinjtë flakin karriget e Ramës, kërkojnë vetëm largimin e tij
‘SPAK si kamzhik në duart e Ramës’, Blushi, Manjës: Burgjet janë kthyer në instrument persekutimi politik