Kënga që qetëson foshnjat pushton Spotify-n, mbi 470 milionë dëgjime në mbarë botën

Kënga “The Happy Song”, e krijuar me ndihmën e psikologëve dhe kërkimeve shkencore, është dëgjuar mbi 470 milionë herë në Spotify, duke u kthyer në një fenomen global mes prindërve.

Një këngë e krijuar posaçërisht për t’i bërë foshnjat të buzëqeshin dhe për t’i qetësuar kur qajnë, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke grumbulluar më shumë se 470 milionë dëgjime në platformën Spotify.

Bëhet fjalë për këngën “The Happy Song”, të realizuar nga muzikantja britanike Imogen Heap në bashkëpunim me dy psikologë, Lauren Stewart dhe Caspar Addyman.

Projekti nisi në vitin 2016, me porosinë e kompanisë britanike Cow & Gate, e cila synonte të krijonte një këngë që do t’u ndihmonte prindërve të qetësonin foshnjat në momentet kur ato bëhen të shqetësuara.

Por ndryshe nga këngët e zakonshme për fëmijë, kjo kompozim u ndërtua mbi kërkime shkencore dhe testime me foshnja.

Gjatë fazës së parë, më shumë se 2.000 prindër u pyetën për tingujt që i bëjnë fëmijët e tyre të lumtur. Mes elementeve më të pëlqyera rezultuan të qeshurat e foshnjave dhe tingujt e kafshëve, të cilët u përfshinë në këngë.

Më pas, studiuesit testuan disa versione melodish te foshnjat e moshës 6 deri në 12 muaj. Rreth 80 për qind e tyre preferuan melodinë që përfundimisht u bë pjesë e versionit final të këngës.

Kompozimi përfshin ritme të përsëritura, melodi optimiste, ndryshime të tingullit dhe një mënyrë të veçantë të të kënduarit, të njohur si “Motherese”, e cila përdoret zakonisht nga të rriturit kur komunikojnë me foshnjat.

Dhjetë vjet pas publikimit, “The Happy Song” ka kaluar shifrën prej 470 milionë dëgjimesh në Spotify, duke u shndërruar në një nga sukseset më të mëdha muzikore të Imogen Heap.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se reagimi ndaj muzikës ndryshon nga një foshnjë te tjetra dhe se kënga nuk garanton ndalimin e të qarit. Ajo është krijuar si një mënyrë argëtuese për të nxitur humor pozitiv dhe për t’u ofruar prindërve disa momente qetësie.

Një projekt që nisi si një eksperiment shkencor për familjet, sot është kthyer në një fenomen muzikor me qindra miliona dëgjime në mbarë botën.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika