Përgjatë kësaj të marte në disa segmente rrugore të Vlorës bashkë me reshjet e shiut ka pasur edhe mjegull.
Akset në të cilat ka pasur mjegull janë ato të cilat janë në lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit si rruga e Kaninës, By-Passi i Vlorës apo edhe në Llogora, informon A2CNN.
Mjegull e cila ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë duke bërë që drejtuesit e automjeteve të qarkullojnë me shpejtësi ndjeshëm të reduktuar.











