Vdekja e futbollistit të Tenerifes, a do të burgoset portieri?

3 Nëntor 2026 | 14:58

Bota e futbollit është e tronditur nga vdekja e futbollistit të Tenerifes, Jesus de Miguel, pas përplasjes së dhunshme që pati me portierin e Andorrës, Jesus Owono.

Portieri ndërkombëtar i Andorrës u ndëshkua direkt me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes dhe mund të pezullohet për 12 ndeshje për shkak të ndërhyrjes që shkaktoi vdekjen e kundërshtarit të tij.

Pas ngjarjes tragjike, mundësia që portieri të përballet me përgjegjësi penale po hyn në skenë, nëse vërtetohet se veprimi i tij përbën shkelje.

Çfarë thotë Kodi Penal Spanjoll?

Në veçanti, siç raportohet nga mediat spanjolle, fakti që ngjarja ndodhi gjatë një ndeshjeje futbolli nuk e përjashton portierin nga zbatimi i ligjit penal.

Nëse vërtetohet se veprimi i Owono-s ka tejkaluar kufijtë e rrezikut të konsideruar të pranueshëm për një ndeshje futbolli, atëherë nuk përjashtohet që portieri të përballet me akuza. Përveç kësaj, do të duhet të shqyrtohet edhe shkaku i vdekjes së atletit dhe nëse kjo lidhet me përplasjen.

Siç thuhet në nenin 142 të Kodit Penal Spanjoll, parashikohet një dënim me burgim nga një deri në katër vjet në rastin e vrasjes nga pakujdesia e rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

​Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon

Futbollisti kosovar Erblin Osmani është përfshirë në listën e Bayern Munichut për ndeshjen e sotme ndaj Atletico Madridit, në kuadër të Ligës së Kampionëve. 17-vjeçari...
13:02 | 03/11/2026

Cristiano Ronaldo Jr. vazhdon gjurmët e babait, ftohet nga Portugalia

Cristiano Ronaldo Jr. ka marrë ftesën e parë nga Përfaqësuesja U17 e Portugalisë, duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të...
12:18 | 03/11/2026

Kane drejt rinovimit me Bayern Mynihun

Harry Kane është shumë pranë vazhdimit të kontratës me Bayern Mynihun, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes së re pritet të bëhet brenda ditëve të ardhshme. Sulmuesi...
09:54 | 03/11/2026