Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në SYRI TV me gazetaren Sibora Bitri, ka denoncuar shkeljet e rënda ligjore që, sipas saj, ka kryer ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, me vizitën dhe takimin me Erion Veliajn në ambientet e burgut.
Kalaja e cilësoi ndërhyrjen e ministrit si një veprim në shkelje të plotë të ligjit, duke evidentuar tri vepra penale: shpërdorimin e detyrës, ushtrimin e ndikimit të paligjshëm dhe veprimet arbitrare.
Sipas avokates, ministri nuk kishte asnjë kompetencë për të ndërhyrë drejtpërdrejt në këtë çështje, pasi ankesat e një të paraburgosuri duhet të trajtohen përmes drejtuesve përgjegjës të institucioneve penitenciare. Kalaja ngriti gjithashtu dyshime për një plan të paramenduar, duke iu referuar ndryshimit të drejtuesit të Burgjeve në ditët e transferimit të Veliajt dhe mungesës së transparencës për vendimin.
Kalaja: Vizita e ministrit të Drejtësisë, Tonin Gogu te Erion Veliaj ëshë në shkelje të plotë të ligjit dhe ndërkohë lehtësisht evidentohen shkelje të Kodit Penal, lidhur me disa vepra penale të konsumuara nga ministri i Drejtësisë, duke filluar që nga ‘shpërdorimi i detyrës’, ‘ushtrimi i ndikimit të paligjshëm’ dhe ‘veprime arbitrare’. Këto janë 3 vepra penale pa hyrë në analizë se çfarë diskutuan dhe çfarë thanë ndaj njëri-tjetrit. Ministri i Drejtësisë nuk ka fare lidhje me atë punë, ku edhe nëse ka ankesa lidhur me keqtrajtimin e një të burgosuri, duhet të thërasë për informacion apo llogaridhënie drjetuesit e IEPV-së të caktuar. Drejtuesi i Burgjeve është nënvarësi të Ministrit të Drejtësisë dhe ka tagra të plota për të marrë informacion lidhur me drejtuesin e burgjeve. Fakti që drejtuesi i burgjeve u caktua në ditët kur ishte vendosur transferimi i të burgosurit Erion Veliaj, tregon qartazi që veprimi i shkarkimit të drejtuesit që ishte dhe emërimi i drejtueses së re, tregon që ishte një plan i paramenduar. E dyta është që drejtuesja aktuale në moment që bën transferimin përveç se nuk jep asnjë informacion përveç se është e detyruar të japi të dhëna lidhur qoftë dhe me vendimin e transferimit, meqënëse pretendohet se është ‘sekret shtetëror’, që për mua edhe kjo është e paligjshme dhe është në kufijtë e ‘shpërdorimit të detyrës’, sepse dihet rruga se si përcaktohet një dokument zyrtarë për tu klasifikuar ‘dokument shtetëror’, e treta, Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, ditën e transferimit, kërkon leje dhe delegon firmën. Ka shumë elementë pa shkuar në ditën e premte që ka ndodhur edhe takimi.
Ministri e pranon takimin dhe shumë mirë bën sepse do të rëndonte edhe veprat penale, aty ka kamera, ka dëshmitarë, kam një foto që punonjësit e burgut më thonë se është foto ekskluzive dhe unë sfidojë qoftë Toni Gogun qoftë persona të tjerë që ta mohojnë atë foto, është një foto që është bërë në përfundim të takimit ku dhe personat janë shumë të tensionuar me njëri tjetrin.
Por e zëme se foto nuk është reale, pyetja që ne duhet të shtrojmë se për çfarë qëllimi është bërë takimi ndërkohë që nuk ka një kërkesë të të paraburgosurit.
© SYRI.net