• Kontakt
Tuesday, November 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK pjesë e operacionit të Eurojust/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i Call Center-ve, 7 të arrestuar

15:44 : 03/11/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një rrjet ndërkombëtar i dyshuar për mashtrime me investimet online është goditur nga autoritetet e disa shteteve, në një operacion të koordinuar nga Eurojust dhe Europol.

Në kuadër të aksionit janë arrestuar shtatë persona, janë kontrolluar 17 ambiente dhe janë sekuestruar më shumë se 100 servera që dyshohet se përdoreshin për aktivitetet kriminale.

Operacioni përfshiu Shqipërinë, Kosovën, Gjermaninë, Qipron, Finlandën, Izraelin dhe Maqedoninë e Veriut. Humbjet financiare të shkaktuara nga kjo skemë mashtrimi i Call Center-ave vlerësohen në mbi 4 milionë euro.

Hetimet nisën në vitin 2022, pas denoncimit të një çifti gjerman, i cili kishte investuar kursimet e tij përmes një platforme online, por nuk arriti të tërhiqte fitimet e pretenduara.

Sipas hetuesve, rrjeti përdorte platforma tregtare online që paraqiteshin si legjitime, duke u premtuar viktimave fitime të larta në një kohë të shkurtër përmes investimeve në kriptovaluta, monedha të huaja dhe aksione.

Lexo edhe:

Akuzohen se ndihmuan Ergys Agasin/ Apeli lë në burg Fatjon Kalluçin, liron Embro Sulejmanin

SPAK-u me dy rrugë: Ose Ramën e Gogun në burg, ose Veliajn me akuza të tjera

Fillimisht, investitorët transferonin shuma të vogla parash, ndërsa në platformat përkatëse u shfaqeshin fitime të fryra për të krijuar besimin se investimi ishte i suksesshëm.

Më pas, ndërmjetësit ushtronin presion psikologjik ndaj viktimave për të investuar shuma gjithnjë e më të mëdha. Kur këta të fundit kërkonin të tërhiqnin paratë, përballeshin me justifikime dhe vonesa të vazhdueshme, deri në momentin kur personat përgjegjës zhdukeshin bashkë me fondet.

Pas më shumë se katër vitesh hetime, autoritetet zhvilluan disa faza operacionesh ndërkombëtare. Aksioni i parë, në vitet e mëparshme, çoi në dy arrestime dhe sekuestrimin e provave materiale.

Analiza e mëtejshme e tyre ndihmoi në identifikimin e shtatë të dyshuarve të tjerë, mes të cilëve edhe drejtues të qendrave të thirrjeve që dyshohet se kontaktonin viktimat për t’i bindur të investonin më shumë para.

Hetimet zbuluan gjithashtu një kompani me seli në Qipro dhe Izrael, e dyshuar se ofronte shërbime kriminale në formën e një modeli të njohur si “krimi si shërbim” (Crime as a Service). Sipas autoriteteve, kompania dyshohet se furnizonte grupe kriminale me faqe interneti mashtruese, të cilat përdoreshin për të zhvilluar skema mashtrimi online.

Në mesin e klientëve të dyshuar të kësaj kompanie janë identifikuar edhe subjekte në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat dyshohet se administronin qendra telefonike të përdorura për mashtrimin e investitorëve.

Në kuadër të operacionit të fundit, autoritetet ushtruan kontrolle në 17 lokacione, përfshirë një qendër thirrjesh në Kosovë. U sekuestruan më shumë se 100 servera, dokumente, prova elektronike dhe asete të tjera që lidhen me aktivitetin e dyshuar kriminal. Shtatë persona u arrestuan me qëllim dorëzimin ose ekstradimin e tyre në Gjermani.

Një rol të rëndësishëm në hetim ka pasur bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Në Eurojust u ngritën dy ekipe të përbashkëta hetimore: një mes Gjermanisë, Polonisë dhe Shqipërisë, si dhe një tjetër mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Nga pala shqiptare në operacion morën pjesë Prokuroria e Posaçme (SPAK), Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit. Ndërkohë, Europol ofroi mbështetje për analizën e të dhënave, hetimet dixhitale dhe verifikimin e provave, duke dërguar ekspertë në Shqipëri dhe Kosovë.

Etiketa: Eurojustspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzohen se ndihmuan Ergys Agasin/ Apeli lë në burg Fatjon Kalluçin, liron Embro Sulejmanin

13:00 : 03/11/2026
AKTUALITET

SPAK-u me dy rrugë: Ose Ramën e Gogun në burg, ose Veliajn me akuza të tjera

11:27 : 03/11/2026
AKTUALITET

Bylykbashi akuzon SPAK-un: Heshti për dhunën ndaj protestuesve, po mban në këmbë qeverinë

11:17 : 03/11/2026
AKTUALITET

Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:01 : 03/11/2026
AKTUALITET

Si u fsheh vila e Belinda Ballukut në Dhërmi

08:10 : 03/11/2026
AKTUALITET

Burimi: Nga sot SPAK i njollosur! Mosreagimi ndaj akuzave të Veliajt, skandal

20:07 : 02/11/2026
Para

Avokati i Veliajt kap algoritmin, shan “reciprokisht” Ramën

TË GJITHA

Avokati i Veliajt kap algoritmin, shan “reciprokisht” Ramën

15:46 : 03/11/2026

SPAK pjesë e operacionit të Eurojust/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i Call Center-ve, 7 të arrestuar

15:44 : 03/11/2026

Zjarr në bodrumin e një banese në Fier, dyshohet për shkëndijë elektrike

15:35 : 03/11/2026

VIDEO/ Rama u prit me protesta edhe në Bruksel: Burg, burg!

15:29 : 03/11/2026

Në kërkim për drogë, arrestohen dy shqiptarët në Itali

15:14 : 03/11/2026

Shtyhet vendimi në GJKKO për Vlora Hysenin, ish-drejtuesja e SHISH mungon në seancë

15:09 : 03/11/2026

“Të luftojnë krimin e organizuar”/ Habit Rama: Britanikët janë pas nesh, duhet të presin për në BE

14:51 : 03/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com