Tuesday / November 3 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Karriera Menaxhim

A po shfaqen efektet e para të inteligjencës artificiale në tregun e punës?

Share Share Icon

Inteligjenca artificiale (IA) mund të ketë nisur të ndikojë në tregun e punës, duke rritur produktivitetin dhe duke ulur numrin e të punësuarve, veçanërisht në sektorin e teknologjisë. Megjithatë, analizat e fundit sugjerojnë se është ende herët për t’ia atribuuar këto ndryshime drejtpërdrejt përdorimit të AI.

Sipas një analize të John Burn-Murdoch, publikuar në Financial Times, të dhënat e fundit nga SHBA ofrojnë sinjalet e para të një lidhjeje mes përdorimit të inteligjencës artificiale, rritjes së produktivitetit dhe reduktimit të punësimit.

Analisti financiar Eric Basmajian ka evidentuar se produktiviteti i punës në sektorët me përdorimin më të lartë të IA është rritur ndjeshëm krahasuar me tendencën përpara vitit 2023. Ndërkohë, një analizë e Goldman Sachs ka konstatuar se sektorët që përdorin më shumë inteligjencën artificiale po regjistrojnë rënie më të forta të punësimit.

Por këto përfundime ndryshojnë në varësi të burimit të të dhënave dhe periudhës së analizuar. Kur përdoren statistika më të plota të punësimit, lidhja mes IA dhe humbjes së vendeve të punës dobësohet ose zhduket.

Teknologjia, sektori ku ndryshimet janë më të dukshme

Sipas Financial Times, ndryshimet më të mëdha janë përqendruar në kompanitë teknologjike, ndërsa në financë dhe shërbime profesionale ndikimi është shumë më pak i dukshëm.

Kompanitë si Meta, Alphabet dhe Microsoft në SHBA, apo Spotify në Suedi, deri rreth vitit 2022 kishin një ecuri të ngjashme të të ardhurave dhe numrit të punonjësve. Pas kësaj periudhe, të ardhurat vijuan të rriteshin, ndërsa punësimi u stabilizua ose ra.

Megjithatë, ndryshimi nisi në vitin 2022, përpara përhapjes së gjerë të mjeteve të avancuara të IA. Rritja e normave të interesit, inflacioni dhe pasiguria ekonomike i kishin shtyrë kompanitë të kufizonin rekrutimet dhe të shkurtonin personelin.

Për këtë arsye, rritja e produktivitetit nuk lidhet domosdoshmërisht me një zgjerim të përshpejtuar të prodhimit, por edhe me faktin se kompanitë po gjenerojnë më shumë të ardhura me më pak punonjës.

Punonjësit e rinj më të ekspozuar

Një tjetër zhvillim është rënia e rekrutimeve për pozicionet fillestare në sektorin e zhvillimit të programeve kompjuterike, ndërsa kërkesa për profesionistë me përvojë mbetet më e qëndrueshme.

Ky fenomen është evidentuar në SHBA, Britani, Kanada, Gjermani, Holandë dhe Suedi. Megjithatë, jashtë sektorit teknologjik, diferencat mes punonjësve të rinj dhe atyre me përvojë janë shumë më të vogla.

Analiza nuk përjashton mundësinë që IA të ketë nisur të zëvendësojë disa vende pune. Për më tepër, kompanitë mund të vazhdojnë kufizimin e punësimeve nëse besojnë se teknologjia u mundëson të realizojnë të njëjtën punë me më pak njerëz.

Ndikimi, megjithatë, nuk do të jetë i njëjtë në të gjitha ekonomitë. Legjislacioni i punës, struktura e bizneseve dhe mundësia për të zgjeruar aktivitetin pa shtuar personelin ndikojnë në mënyrën si kompanitë reagojnë.

Sektori i teknologjisë është veçanërisht i ekspozuar, pasi produktet digjitale mund të shpërndahen në shkallë të gjerë pa rritur proporcionalisht numrin e punonjësve.

Ndërsa gjithnjë e më shumë biznese po shndërrohen në ofrues shërbimesh digjitale, modeli i kompanive të mëdha teknologjike amerikane, me të ardhura në rritje dhe personel më të kufizuar, mund të përhapet edhe në sektorë të tjerë. / FT

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Fuqia e delegimit: Si të drejtoni pa bërë gjithçka vetë

Shumë drejtues, me përvojë apo në fillimet e karrierës, përballen me mungesë të vazhdueshme kohe dhe mbingarkesë në punë. Ata janë të lodhur dhe nd...

4 days më parë 3 Min Lexim

Brezi Z kërkon që Mijëvjeçarët të dalin në pension, por ata nuk janë arsyeja pse nuk gjejnë punë

Të rinjtë e Brezit Z po u kërkojnë Mijëvjeçarëve të dalin në pension për t'u hapur rrugën në tregun e punës. Megjithatë, të dhënat tregojnë se vësh...

6 days më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!