Kontrabandimi me migrantë, Policia dhe AKI-ja realizojnë operacion të përbashkët

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për përfshirje në një rrjet të organizuar ndërkombëtar të kontrabandimit me migrantë, i cili vepronte në disa shtete të Ballkanit dhe të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar të martën nga Sektori i Hetimeve i Departamentit për Kufi, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se në kuadër të këtij rrjeti ishte përgjegjës për rekrutimin e shoferëve, të cilët pajiseshin me automjete, para dhe harta të lëvizjes për transportimin e migrantëve ilegalë.

Sipas hetimeve, shoferët kishin për detyrë të bartnin migrantë nga kufiri mes Turqisë dhe Greqisë, fillimisht drejt Selanikut, për të vazhduar më pas tranzitin përmes shteteve të tjera drejt Evropës.

Gjatë operacionit, policia ka bastisur edhe banesën e të dyshuarit në Prishtinë, ku ka gjetur dhe sekuestruar 1 mijë e 760 euro para të gatshme dhe fletë-transaksione të ndryshme financiare.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika