E martë, 3 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Ndërpriten fondet për Izraelin! Është vend i lulëzuar, nuk ka nevojë

President i SHBA-së, Donald Trump deklaroi ditën e sotme se një marrëveshje me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu është arritur.

Në një prononcim në kanalin “Fox News”, Trump u shpreh se Izraeli nuk kishte më nevojë për fonde dhe për këtë arsye ai do të ndalonte financimin prej 4 miliardë dollarësh, në fund të vitit.

Uashingtoni ka filluar të mbajë qëndrim lidhur me mënyrën sesi do të shkojnë gjërat pas përfundimit të ndihmave ushtarake të parashikuara.

Trump ka qenë këmbëngulës në fjalët e tij, duke u shprehur i bindur se izraelitët nuk kanë nevojë më për fonde të akorduara nga amerikanët.

Reklamë

“Pse duhet të vuajmë nga sulmet e të çmendurve si një El-Sayed kur ata nuk kanë nevojë për të?

Ata nuk kanë nevojë për të. Ne po u jepnim atyre 4 miliardë dollarë, po u japim, por ato ndërpriten në fund të vitit.

Izraeli është numri një për ne. Ne u japim atyre më shumë se kujtdo tjetër, dhe ata nuk kanë më nevojë për të.

Izraeli është një vend shumë i lulëzuar”, shtoi presidenti Trump.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.