Melania Trump pret zyrtarët rusë dhe ukrainas në Shtëpinë e Bardhë më 5 nëntor

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Zonja e Parë, Melania Trump, do të jetë mikpritëse e një takimi të rëndësishëm diplomatik më 5 nëntor, ku do të bashkojë zyrtarë të lartë nga Rusia dhe Ukraina.
Sipas deklaratës zyrtare nga Uashingtoni, ky organizim konsiderohet si një “moment i jashtëzakonshëm për Amerikën”, duke nënvizuar peshën politike dhe simbolike të këtij zhvillimi.
Në kuadër të këtij takimi, është parashikuar gjithashtu një dalje publike e Zonjës së Parë. Sipas agjendës së bërë publike, “Melania do të publikojë gjithashtu një deklaratë mbi armëpushimin në Oleshky në orën 11:00 sipas kohës lokale dhe 17:00 sipas kohës amerikane”, çka pritet të sqarojë më tej pozicionin dhe hapat e mëtejshëm mbi këtë proces.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



