Moreira takohet me Bardhin, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë: Kuvendi duhet të jetë hapësirë dialogu
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, është takuar këtë të martë me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e BE-së në Tiranë, përmes një postimi ku bëhet me dije se në qendër të diskutimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe roli i Kuvendit në përmbushjen e reformave të kërkuara.
Pas takimit, ambasadorja Moreira de Sousa theksoi rëndësinë e angazhimit të të gjitha palëve politike, duke nënvizuar nevojën për dialog parlamentar dhe llogaridhënie të ekzekutivit.
“U takova sot me z. Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD-së, për të diskutuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Patëm një diskutim të frytshëm mbi rolin qendror të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit.
Kjo kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e mirëfilltë dialogu”, u shpreh ambasadorja e BE-së.
Takimi vjen në një kohë kur procesi i integrimit evropian kërkon vijimin e reformave dhe bashkëpunimin mes forcave politike në Kuvend.
Rama nga Brukseli: Kishim protestues të dhunshëm, policia ishte pala më dëmtuar
Rama në Samitin e Euronews: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027
Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE
- 16:55 Donald Trump: Do të ndaloj financimin me 4 mld dollarë të Izraelit
- 16:37 West Ham shkarkon trajnerin Nuno pas dy humbjeve radhazi, përpjekje për të rifituar një vend në Premier Ligë
- 16:32 Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa
- 16:24 Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse
- 16:09 Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror
- 15:56 Panairi i 29-të i Librit shtyhet për në dhjetor, organizatorët: Situata e tensionuar në Tiranë rrezikon pjesëmarrjen e vizitorëve