Bota
Tragjedi në Everest, përplasen dy helikopterë, humb jetën turisti

Një aksident është regjistruar në rajonin e Everestit, në Nepal, ku dy helikopterë janë përplasur teksa po tentonin të uleshin në një zonë malore.
Si pasojë e përplasjes, një turist indian ka humbur jetën, ndërsa një shtetas nga Zelanda e Re ka mbetur i plagosur.
Policia ka publikuar pamjet e momentit të aksidentit, ku shihet përplasja e dy mjeteve gjatë manovrës së uljes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




