• Kontakt
Tuesday, November 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Në deklarimin e fundit në Departamentin e Drejtësisë në ShBA, studioja ligjore Kasowitz raportoi 120 mijë dollarë pagesa nga Arbër Veliaj dhe kontakte me ligjvënës amerikanë për paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe mbështetjen e SHBA-së për SPAK-un.

17:38 : 03/11/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Pagesat për lobimin në Shtetet e Bashkuara në emër të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të vëllait të tij, Arbër Veliaj, arritën në rreth 550 mijë dollarë deri në fund të shtatorit 2026. Studioja ligjore amerikane Kasowitz LLP deklaroi se kishte marrë 120 mijë dollarë nga Arbër Veliaj në pesë pagesa nga 16 prilli deri më 9 shtator. Këto iu shtuan rreth 430 mijë dollarëve të paguar deri në fund të marsit.

Në deklarimin e dorëzuar më 22 tetor në Departamentin amerikan të Drejtësisë, Kasowitz tha se kishte informuar senatorë, anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe stafet e tyre për paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe çështjet që lidhen me mbarëvajtjen e procesit ligjor ndaj e tij, si dhe informacion “për financimin dhe trajnimin nga SHBA-ja të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK.”

Mes ligjvënësve të kontaktuar kishte edhe anëtarë të grupit për Shqipërinë në të dyja dhomat e Kongresit

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, një ditë pasi Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. SPAK akuzon kryebashkiakun dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, se përdorën një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse për të përfituar nga fondet publike dhe nga pagesat e biznesmenëve me kontrata me Bashkinë e Tiranës. Veliaj i kundërshton akuzat dhe ka sfiduar ligjshmërinë e procedurave të hetimit dhe të paraburgimit. Në shtator, Gjykata e Lartë la në fuqi masën e arrestit.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Si do të shpallen rezultatet dhe kur pritet të mësohen fituesit?

Avokati i Veliajt kap algoritmin, shan “reciprokisht” Ramën

Studioja raportoi komunikime me zyrat e senatorëve Cory Booker, Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen, si dhe një takim virtual me zyrën e senatorit John Cornyn më 18 shtator. Regjistri përfshin gjithashtu një email drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Tiranë më 4 maj dhe një komunikim me Departamentin e Shtetit më 24 shtator.

BIRN raportoi në qershor se Arbër Veliaj kishte paguar rreth 220 mijë dollarë kryesisht në gusht dhe shtator 2025. Nga tetori 2025 deri në mars 2026, ai pagoi edhe 209,945 dollarë në tetë këste. Gjatë këtij gjashtëmujori, Kasowitz kontaktoi stafet e të paktën 15 senatorëve dhe rreth 19 zyra të anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në shkurt, studioja kërkoi një takim me OPDAT-in, zyrën e Departamentit amerikan të Drejtësisë që ka mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri. Në një përgjigje për BIRN në qershor, Kasowitz tha se iu drejtua kësaj zyre për shkak të rolit të saj në krijimin dhe mbështetjen e SPAK-ut. Studioja tha se lobimi synonte të mbronte të drejtat e Veliajt dhe se e konsideronte përdorimin e paraburgimit në rastin e tij të motivuar politikisht./ BIRN

Etiketa: Erion VeliajlobimSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Si do të shpallen rezultatet dhe kur pritet të mësohen fituesit?

16:59 : 03/11/2026
AKTUALITET

Avokati i Veliajt kap algoritmin, shan “reciprokisht” Ramën

15:46 : 03/11/2026
BOTA

Analiza e BBC: Demokratët në SHBA, shpresa për fitore, por a kanë të drejtë sondazhet?!

14:26 : 03/11/2026
AKTUALITET

Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm

14:01 : 03/11/2026
BOTA

Konsumi i fortë dhe AI mbajnë në këmbë ekonominë amerikane, GDP-ja rritet me 3.4%

13:23 : 03/11/2026
BOTA

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, hapen qendrat e votimit për përbërjen e re të Kongresit

12:53 : 03/11/2026

TË GJITHA

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

17:38 : 03/11/2026

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

17:27 : 03/11/2026

Psikologët: Chatbot-et me inteligjencë artificiale po dëmtojnë shëndetin mendor

17:18 : 03/11/2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Si do të shpallen rezultatet dhe kur pritet të mësohen fituesit?

16:59 : 03/11/2026

Bullgaria bllokon Maqedoninë për anëtarësimin në Bashkimin Europian

16:57 : 03/11/2026

Dimri i izolon sërish, banorët e Orgjocit: Rruga drejt Kukësit është e pakalueshme

16:42 : 03/11/2026

Rama: Marrëveshja me Italinë për emigrantët do vazhdojë për sa kohë është “motra ime”

16:41 : 03/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com